Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/taverna-dracula-tivoli.jpg

Emigranti ofron 1 muaj ushqim falas për ata që nuk kanë mundësi



Në Tivoli-Itali është një restorant “Taverna e Draculas” që sikurse shkruhet është bërë ”Caritas” për 1 muaj për ata që kanë nevojë për ushqim dhe që janë në vështirësi.

Të parët që kanë vuajtur pasojat e karantinës kanë qenë restorantet dhe lokalet dhe në fakt kjo iniciativë solidariteti konsiderohet e papritur.

Restoranti menaxhohet nga disa rumunë dhe është i specializuar në kuzhinën tradicionale rumune.

“I mirëpresim personat që kanë nevojë për ushqim të ngrohtë nga ora 12:30 deri në orën 14:30, duke respektuar normativat e Covid-19 nga 10 nëntori deri me 3 dhjetor. Mos hezitoni të hyni, nuk do të gjykoheni nëse keni uri apo nëse jeni të një kombësie tjetër” shkruhet në tabelën jashtë restorantit.

Në fakt, ky restorant në platformën ‘Trip Advisor’ ku jepen dhe vlerësimet nga klientët, konsiderohet si një nga restorantet më të mira të zonës dhe ka marrë vlerësimet maksimale.

Një personazh i njohur në Itali i ka bërë një foto tabelës së restorantit duke e postuar në rrjetet sociale me përshkrimin”: Restorantin e menaxhojnë disa rumunë, por kjo nuk ka rëndësi. Mund të ishin italianë, senegaleze, turkë apo aztekë.

Mesazhi është që kjo është mënyra për të qenë një komunitet. Mesazhi është që ndihmojmë njëri-tjetrin. Komplimente ju dhe faleminderit për atë që bëni dhe për këtë mesazh të shkëlqyer që i jepni të gjithë Italisë”.

Fotografia më pas u përhap derisa arriti në median kombëtare, ndërsa faqja në Facebook e restorantit është përmbysur nga mesazhet e vlerësimit për nismën e bukur të ndërmarrë.

Të fundit

Në këtë qytet bie 5 metra borë (Video)

Një provincë lindore në Turqi është përfshirë nga reshjet e dendura bore ku trashësia e borës deri më tani ka arritur në 4-5 metra. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për provincën Mu

Si njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dëshiron të paguhet në Bitcoin

Tesla dhe themeluesi i SpaceX thanë se ai kurrë nuk do ta refuzonte kriptomonedhën.  Elon Musk, themeluesi miliarder i Tesla dhe SpaceX, dhe i cili sapo u bë njeriu më i pasur në botë, preten

Njihuni me qendren e universit (Video)

Vendi që shihni është një nga më të veçantët në botë, i cili ka mahnitur shumë njerëz. Madje ai cilësohet edhe si “qendra e universit”. Por çfarë ka të veçantë ky vend që vizito

Viti i kaluar i më i ngroti në Evropë

Viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të ngrohtë që ka parë Evropa me 0.4 ° C më të ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2019. Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi i BE për monitorim

Çfarë do të sjellë viti 2021 për shkencëtarët dhe astronautët

Shumë udhëtime me sa duket do të ndodhin. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, viti 2020 ka qenë një vit mjaftë i ngarkuar për astronautët, dhe mesa duket edhe ky vit do të jetë mjaft

Burri ndërtoi shtëpinë në pemë për një arsye të pabesueshme

Erdogan Özmen, një mjeshtër i përpunimit të drurit që jeton në Kalburcu, Turqi ndërtoi një pemë 12 metra katrorë në një pemë për një arsye të veçantë. Sipas tij, të qenit në konta

Info Tjera