Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/ibrahim-rugova.jpg

Gjenerali grek në vitin 1992 ia dhuroi Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë



Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjenerali grek, Nikollae Girallakis, ia kishte dhuruar presidentit Rugova një pistoletë me 200 fishekë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Merovci ka thënë se kjo revole i ishte dhuruar në një takim përshëndetës më 19 korrik të atij viti.

Sipas Merovcit, Rugova ia kishte dhënë atij revolen, duke i thënë “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.

“Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjenerali Nikollae GIRILLAKIS, kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat. Asgjë e pazakontë derisa ushtaraku GIRILAKIS nuk ia dhuroi Kryetarit një revole “Beretta” 9 mm në një kuti me 200 fishekë. Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?” “Po pikërisht për RUGOVËN”, thanë. Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë””, ka shkruar Merovci./ KultPlus.com

Të fundit

Udhëtime luksoze ku përfshihet edhe vaksinimi kundër Covid-19

Në Mbretërinë e Bashkuar, klubi privat “Knightsbridge Circle” lejon anëtarët e tyre, duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund (rreth 28 mijë euro), të fluturojnë jashtë vend

Si të dalloni nëse një ushqim i paketuar ka shumë kripë

Kripa është një përbërës që mund të ndihmojë në ruajtjen e ushqimit dhe në rritjen e shijes së tij. Konsumi i tepërt i kripës, megjithatë, mbart rreziqe shëndetësore. Më konkretisht,

Në këtë qytet bie 5 metra borë (Video)

Një provincë lindore në Turqi është përfshirë nga reshjet e dendura bore ku trashësia e borës deri më tani ka arritur në 4-5 metra. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për provincën Mu

Si njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dëshiron të paguhet në Bitcoin

Tesla dhe themeluesi i SpaceX thanë se ai kurrë nuk do ta refuzonte kriptomonedhën.  Elon Musk, themeluesi miliarder i Tesla dhe SpaceX, dhe i cili sapo u bë njeriu më i pasur në botë, preten

Njihuni me qendren e universit (Video)

Vendi që shihni është një nga më të veçantët në botë, i cili ka mahnitur shumë njerëz. Madje ai cilësohet edhe si “qendra e universit”. Por çfarë ka të veçantë ky vend që vizito

Viti i kaluar i më i ngroti në Evropë

Viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të ngrohtë që ka parë Evropa me 0.4 ° C më të ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2019. Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi i BE për monitorim

Info Tjera