Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/Microwave-side-effects-e1614331188609.jpg

Gjërat që nuk duhet t’i fusni kurrë në mikrovalë



Mikrovala është një pajisje që ngroh ushqimin, që e ka pothuajse çdo familje.

Sidoqoftë, ashtu siç mund të jetë shumë efektive për ne, mund të jetë edhe e dëmshme nëse bëni gabime në mënyrën sesi e përdorni.

Më poshtë, për të mirën e shëndetit tuaj, ne do ju tregojmë 9 gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në mikrovalë.

1. Fruta
Disa fruta, si mollët, bananet, do të humbasin shijen e tyre nëse i fusni në mikrovale. Ndërsa të tjera, si rrushi, mund të shpërthejnë.

Përsa u përket frutave të thata, ata do të tymosin gjithë kuzhinën.

2. Kutitë mbajtëse të ushqimit
Kutitë e kartonit që përdorni për të mbajtur ushqimin, nuk duhet t’i fusni në mikrovalë sepse marrin flakë.

3. Letra e aluminit
Metalet e holla krijojnë një rrezik të madh në mikrovalën.

Metali i hollë mbingarkohet nga rrymat elektrike të gjeneruara brenda mikrovalës dhe nxehet shumë shpejt, duke e bërë rrezikun e zjarrit një gjë shumë reale.

4. Enë plastike
95% e plastikeve të nxehta do të lëshojnë tym kimik.

Përpiquni ta shmangni vendosjen e tyre në mikrovalë sepse lëshojnë kimikate të dëmshme, informon abcnews.al.

5. Vezët
Për shkak të nxehtësisë së shpejtë, veza mund të shpërthejë në mikrovalë.

Kjo nuk do ta prishë mikrovalën, por pastrimi i saj do t’ju marrë shumë kohë.

Nëse keni vendosur të zieni një vezë në mikrovalë, hapni një vrimë sipër saj para se ta fusni brenda, në mënyrë që të dalë avulli.

6. Turi i kafesë
Disa turi mund të punojnë në një mikrovalë, por vetëm ato të shënuara “të sigurta në mikrovalë”.

Të tjerat janë të rrezikshme.

7. Mishi i ngrirë
Mishi i ngrirë, edhe në një temperaturë të sugjeruar për shkrirjen, do të gatuhet në mënyrë të pabarabartë.

Në brendësi do të jetë e ngrirë, ndërsa në sipërfaqe gati për t’u ngrënë.

8. Enë të vjetra
Sipas ekspertëve, disa enë të vjetra porcelani të prodhuara para viteve 1960 mund të japin rrezatim dhe mund të jenë të lustruara me plumb dhe metale të tjera të rënda.

9. Qese letre kafe
Asgjë nuk duket aq e padëmshme sa një qese letre, megjithatë ato nuk janë vetëm jo-sanitare, por mund të lëshojnë gazra toksikë.

Nën nxehtësi të fortë, ato mund të ndizen.

Të fundit

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror. Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u s

Studimi: Covid-19 është në ajër, jo në sipërfaqe

Muajt ​​e parë të pandemisë i kaluam plotësisht duke pastruar ushqime dhe çanta pazari. Kalimi i pecetave të lagura me alkool mbi doreza, telefonat celularë, tavolinat dhe ekranet, si edhe

Vendosja e maskës mund të shpëtojë rreth 14.000 jetë

Hulumtuesit e Universiteti të Uashingtonit kanë parashikuar numrin e vdekjeve që do arrijë SH.B.A-ja deri më 1 gusht. Sipas studiuesve rreth 618.523 njerëz do të kenë vdekur nga Covid-19, deri

Emiratet e Bashkuara zgjedhin gruan e parë arabe për t’u trajnuar si astronaute

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë zgjedhur gruan e parë arabe që do të marrë pjesë në një trajnim për t’u bërë astronaute. Gruaja e zgjedhur është Nora al-Matrooshi, e cila i ka 27 vjet

Gabimet dhe mënyra e duhur e pozimit për t’u dukur bukur në fotografi

Epoka e rrjeteve sociale ka bërë që pozimi i duhur të jetë shndërruar tashmë në një domosdoshmëri. Personalitet e famshme, por edhe njerëz të rëndomtë që kanë ndjekës të shumtë, kuj

Pamjet nga ura prej xhami në Kinë

Për disa njerëz, kjo është një urë shumë e largët. Fotot e mëposhtme tregojnë një urë xhami me dy kuverta në Kinë me një dizajn perfket, i cili duket i frikshëm nëse e sheh nga afër.

Info Tjera