Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Harriet-1-1_trans_NvBQzQNjv4BqYg0Px6dqu-iU5p7klblmhJxM2ZnWGT4hc5s2tXIOEjk.jpeg.jpg

Gruaja britanike birëson 14 fëmijë jetimë afrikan



Një grua e re britanike ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke birësuar 14 fëmijë nga Tanzania.

Letty McMaster ishte vetëm 18 vjeç kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë pasi vizitoi një jetimore në Afrikë.

Ajo qëndroi për tre vite për të ndihmuar fëmijët që kishte takuar.

Letty vendosi të merrte me vete 9 fëmijë që kishin mbetur jetimë.

Tashmë që kanë kaluar 7 vite, ajo jeton së bashku me ta pasi u bë kujdestare ligjore, si dhe gjithashtu e 5 fëmijëve të tjerë.

Letty sapo kishte përfunduar nivelin A në 2013 kur fluturoi drejt Tanzanisë me planin e vullnetarizmit në një jetimore për një muaj përpara se të kthehej në shtëpi për universitet.

“Kam dashur gjithmonë të ndihmoja fëmijët e rrugës, në mënyrë që familja dhe miqtë e mi të mos befasoheshin, por kurrë nuk prisja të bëja gjithë këtë. Unë jam figura prindërore në shtëpi – disa nga djemtë e vegjël që kurrë nuk kanë pasur prindër më shohin si nënën e tyre, por shumica më shohin më shumë si një motër e madhe pasi nuk jam aq e vjetër“, tha 26-vjeçarja.

Të fundit

Vendet që ruajnë një sekret të madh

Ekzistojnë shumë vende që paraqesin interes për t’u vizituar në të gjithë botën, mes të cilave ka dhe prej atyre që paraqesin mistere që ende nuk janë zbuluar. Ishulli Niihau, Hawaii Nii

Dy shtetet e vetme në botë që nuk shesin Coca-Cola

Koreja e Veriut dhe Kuba janë vendet e vetme që nuk mund të blini Coca-Cola. Sipas “BBC”, arsyeja është se këto shtete janë nën embargo tregtare afatgjata të SHBA. Ndërsa në Kinë, gjen

Emigranti ofron 1 muaj ushqim falas për ata që nuk kanë mundësi

Në Tivoli-Itali është një restorant “Taverna e Draculas” që sikurse shkruhet është bërë ”Caritas” për 1 muaj për ata që kanë nevojë për ushqim dhe që janë në vështirësi. T

Si do ta festojë babagjyshi vitin e ri këtë vit?

Derisa po afron sezoni festiv, gjithçka është e paqartë se çfarë do të ndodhë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në kushtet e pandemisë, theksi vihet tek zbatimi i rregullave, ndaj këtë he

Pse i mbeti emri ‘Guri i Plakës’

Guri i Plakës është një legjendë, tregim nga goja e popullit që kanë lënë gjurmë në  jetën e një shoqërie njerëzor. Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vit

Shtëpia e çuditshme që kushton 2.5 milion €

Kjo është shtëpia “Flintstones” në Kaliforni, me një vlerë marramendëse prej 2.5 milion euro. Ajo u krijua nga një arkitekt në SHBA, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. E ngjashme

Info Tjera