Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/AlnwyckGraemePeacock-20150901023300784.jpg

Kopshti botanik më vdekjeprurës në botë



Kopshtet e Elnuik ndodhen në rajonin Nortumberlendit në Angli, aty ku ndodhet edhe kështjella e qytetit.

Në këtë kopsht kultivohen deri në 100 lloje të ndryshme të bimësh toksike, gjë e cila lajmërohet që në hapat e parë që mund të hedhësh brenda zonës së gjelbër.

Kopshti u ndërtua me porosinë e Dukës së Parë të Nortumberlendit, Hjuxh Persi në vitin 1750.

Pas tij, Duka i Tretë i Nortunberlendit, që duke përdorur imagjinatën e madhe e quante gjithmonë veten Hjuxh Persi pas gjyshit dhe babait para tij, ishte një koleksionist i pasionuar bimëve të ndryshme.

Ai eksportoi ekzotike fara perimesh nga e gjithë bota. Gjatë shekullit XIX, nga Duka i Kartërt u ndërtua një kopsht dhe një serë në stilin italian.

Kjo bëri që kopshti të merrte përmasa të konsiderueshme deri në fund të atij shekullit, në perëndimin e epokës viktoriane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore kopshtet e Elnuik u shndërruan në “Victory Garden”, ose kopshti i përkushtuar për të kultivuar produkte për ushqimin e popullatës, por më vonë ato u shkatërruan.

Gjatë viteve 1950- 1997 kopshtet u mbyllën, për t’u restauruar përfundimisht nga Xhejn Persi, Dukesha e Nortumberlendit, me ndihmën e Zhak dhe Peter Uirc, dy dizajnerë belgë të kopshteve, të famshëm në të gjithë botën.

Kopshti i ri Elnuik, është projekti më mbresëlënës botanik në Mbretërinë e Bashkuar i ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, me një kosto prej më shumë se 42 milion paund, ose rreth 50 milion euro, një projekt siç mund të pritej shkaktoi debate të forta publike.

Faza e parë e rikualifikimit, e cila u hap për publikun në tetor 2001, solli ndërtimin e ujëvarës së madhe, pranë së cilës rriten kopshtet.

Në vitin 2004 u hap një kompleks i madh i shtëpive me pemë, duke mbuluar gjithsej një sipërfaqe 560 metra katrorë.

Në vitin 2006, u hap një pavijon dhe qendër vizitorësh e krijuar nga Sër Majkëll Hopkins dhe Buro Hepold, duke lejuar pjesëmarrjen e rreth 1.000 njerëzve në aktivitete arsimore të organizuara nga stafi i parkut.

Kopshti i Helmeve iu shtua kompleksin Elnuik vetëm në vitin 2005.

Disa udhëzues i çojnë vizitorët midis bimëve toksike të cilat, duke qenë vdekjeprurëse, nxisin një magjepsje të jashtëzakonshme tek vizitorët.

Disa prej bimëve që rriten në kopsht janë strychnos nux-vomica (nga e cila merret striknina), hemlock, Ricinus communis (burim i vajit të kastorit të padëmshëm, por edhe i ricinës vdekjeprurëse), digitalis, Atropa belladonna, Brugmansia dhe Laburnum.

Një nga çështjetet mbi të cilët informohen vizitorët në Kopshtin e Helmeve përfshin gjithashtu një ekzaminim të plotë të ilaçeve bimore me bazë kanabisi, kokaine dhe lulëkuqet e opiumit (Papaver somniferum).

Kompleksi është sot aq i famshëm sa që tërheq mbi 800.000 vizitorë çdo vit.

Edhe pse u prezantua vetëm në vitin 2005, sot tërheqja kryesore e kopshteve Elnuik është sigurisht kopshti i helmeve.

Bimët toksike njihen tashmë për vetitë e tyre, por themeluesja e Kopshtit të Helmeve, Dukesha e Nortumberlend thotë:

“Kam pyetur shpeshherë veten, se pse në kaq shumë kopshte nëpër botë fokusi është gjithmonë dhe vetëm tek fuqia shëruese e bimëve, sesa tek aftësinë e tyre për të vrarë. Dhe shumica e fëmijëve që kam njohur, ishin më të interesuar të dëgjonin se si të vrisnin dhe jo sesi të shëroheshin ato bimë, pavarësisht se vdekja nga to është e dhimbshme dhe e tmerrshme.

Të fundit

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror. Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u s

Studimi: Covid-19 është në ajër, jo në sipërfaqe

Muajt ​​e parë të pandemisë i kaluam plotësisht duke pastruar ushqime dhe çanta pazari. Kalimi i pecetave të lagura me alkool mbi doreza, telefonat celularë, tavolinat dhe ekranet, si edhe

Vendosja e maskës mund të shpëtojë rreth 14.000 jetë

Hulumtuesit e Universiteti të Uashingtonit kanë parashikuar numrin e vdekjeve që do arrijë SH.B.A-ja deri më 1 gusht. Sipas studiuesve rreth 618.523 njerëz do të kenë vdekur nga Covid-19, deri

Emiratet e Bashkuara zgjedhin gruan e parë arabe për t’u trajnuar si astronaute

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë zgjedhur gruan e parë arabe që do të marrë pjesë në një trajnim për t’u bërë astronaute. Gruaja e zgjedhur është Nora al-Matrooshi, e cila i ka 27 vjet

Gabimet dhe mënyra e duhur e pozimit për t’u dukur bukur në fotografi

Epoka e rrjeteve sociale ka bërë që pozimi i duhur të jetë shndërruar tashmë në një domosdoshmëri. Personalitet e famshme, por edhe njerëz të rëndomtë që kanë ndjekës të shumtë, kuj

Pamjet nga ura prej xhami në Kinë

Për disa njerëz, kjo është një urë shumë e largët. Fotot e mëposhtme tregojnë një urë xhami me dy kuverta në Kinë me një dizajn perfket, i cili duket i frikshëm nëse e sheh nga afër.

Info Tjera