Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/abruzzos.jpg

Ky fshat italian do t’iu paguajë deri në 40 mijë euro për të jetuar aty



Fshati italian, Santo Stefano di Sessanio, ofrohet t’iu paguajë qytetarëve deri në 40,000 euro për të jetuar atje, në një përpjekje për të ringjallur jetën dhe ekonominë.

Fshati piktoresk, ndodhet në malet e rajonit të Abruzzos dhe aktualisht ka vetëm 115 banorë, 13 prej të cilëve janë nën moshën 20 vjeç, ndërsa 41 janë mbi moshën 65 vjeç.

Këshilli i qytetit vendosi se ishte “thelbësore” për të bërë diçka që do të siguronte një zhvillim të qëndrueshëm të zones.

Oferta përfshin një pagë mujore deri në 7,200 euro për tre vitet e para. Banorëve të rinj do t’u jepet një pronë për të jetuar në të cilën ata do të duhet të paguajnë një shumë qiraje ende të përcaktuar, megjithëse do të jetë vetëm një shumë “simbolike”.

Ata që kërkojnë të fillojnë atje një biznes për të ndihmuar fshatin do të plotësohen më tej nga këshilli lokal me një grant të vetëm prej 18,000 eurosh.

Sidoqoftë, oferta është në dispozicion vetëm për ata që janë shtetas italian ose të BE-së.

Qyteti shpreson të tërheqë pastrues, farmacistë dhe persona që mund të promovojnë produktet ushqimore lokale. Aplikantët gjithashtu duhet të jenë të moshës midis 18 dhe 40 vjeç dhe të qëndrojnë në fshat për një minimum prej pesë vjetësh.

Kryebashkiaku, Fabio Santaviça i tha CNN Travel se donte t’i “mundësonte fshatit vazhdimësinë e jetës”.

Oferta u hap më 15 tetor dhe deri më tani kanë aplikuar rreth 1,500 njerëz.

Të fundit

Si do ta festojë babagjyshi vitin e ri këtë vit?

Derisa po afron sezoni festiv, gjithçka është e paqartë se çfarë do të ndodhë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në kushtet e pandemisë, theksi vihet tek zbatimi i rregullave, ndaj këtë he

Pse i mbeti emri ‘Guri i Plakës’

Guri i Plakës është një legjendë, tregim nga goja e popullit që kanë lënë gjurmë në  jetën e një shoqërie njerëzor. Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vit

Shtëpia e çuditshme që kushton 2.5 milion €

Kjo është shtëpia “Flintstones” në Kaliforni, me një vlerë marramendëse prej 2.5 milion euro. Ajo u krijua nga një arkitekt në SHBA, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. E ngjashme

Dekada tjetër mund të jetë edhe më e keqe për botën, thotë hisotoriani i njohur

Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye për të cilat ka qenë ferr për ne të tjerët. Qytetet në trazira dhe flakë, udhëheqësit e zgjedhur që mbështesin dhunën, vras

Shfaqja e magjishme që do të ndodhë në mes të muajit nëntor

Në mes të nëntorit, shiu i paqëndrueshëm i meteorit Leonid godet përsëri Tokën. Ky shi vjetor meteorësh, i cili arrin kulmin gjatë natës në 16-17 nëntor, është përgjegjës për disa ng

7 vendet hipotetike ku mund të ketë ekzistuar Altantida

Filozofi grek Platoni e përshkroi për herë të parë mbretërinë e humbur të Atlantidës në vitin 360 Para Erës Sonë. Ai shkroi mbi një ishull malor të krijuar nga Poseidoni, i mbushur me el

Info Tjera