La fakultetin dhe u bë i pasur!
Një i ri i cili vendosi të braktiste universitetin vite më parë, është kthyer në YouTuberin më të pasur në Australi.
25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit teksa publikon në kanalin e tij pamje teksa luan video lojra të ndryshme dhe jeton brenda një apartamenti 4.4 milionë dollarësh me pamje nga lumi dhe djreton një Tesla X që kap vlerën e 200 mijë dollarëve.
Ai madje së fundmi raportohet se ka qenë në lidhje me modelen e famshme Morgan Krizmanich.
Power konsiderohet si YouTuberi i gjashtë më i suksesshëm në Australi sa i përket numrit të ndjekësve – me mbi 14.6 milionë dhe ka një bashkëpunim me kompani të mëdha si Samsung dhe Disney.
Gjithçka ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë popullore.
Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube “shpërtheu” nga ndjekësit e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur.
https://www.youtube.com/channel/UCh7EqOZt7EvO2osuKbIlpGg