Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Monica-Spear-8591288123-805x420-1.jpg

Letra e nënës për të bijën që duhet lexuar nga çdo njeri



Një letër që çdo prind mund t’i shkruajë fëmijës së vet, në të cilën përmblidhen ide dhe mendime që duhet të na bëjnë të mendojmë.

Le ta lexojmë!

E dashur vajza ime, ditën kur të bëhesh e vetëdijshme se po plakem, të lutem, ji e duruar, mbi të gjitha përpiqu të kuptosh gjendjen time.

Nëse kur flas, e përsëris mijëra herë të njëjtën gjë, mos më ndërprit dhe të më thuash:

“Për hatër të Zotit, sapo e the para një minute”.

Të lutem më dëgjo.

Kujto të gjitha herët kur ishe e vogël dhe të lexoja të njëjtën histori çdo mbrëmje derisa të merrte gjumi….

Kur nuk dua të bëj dush, mos ji e paduruar apo e sikletosur.

Të kujtohet kur ishe e vogël dhe pasi gjeje me mijëra justikime, duhet të të ndiqja më vrap për të të bërë banjë?

Kur të kem vështirësi me teknologjinë e re, më jep pak kohë për t’u mësuar dhe mos më shiko në një mënyrë… kujtohu, e dashura ime, durimi me të cilin të kam mësuar të bësh shumë gjëra, për shembull: të ushqehesh, të vishesh, të krihesh, dhe mbi të gjitha, të përballesh me problemet në jetë çdo ditë.

Ditën kur të vësh re që unë po plakem, të lutem, mbi të gjitha reflekto mbi atë çfarë po kaloj.

Nëse e humbas fillin e bashkëbisedimit, më jep kohë për të kujtuar dhe nëse nuk arrij, mos u nervozo, mos e humb durimin.

Të lutem vetëm të më dëgjosh dhe ndjesh me zemër se gjëja më e rëndësishme për mua është të qëndroj me ty.

Dhe kur këmbët e mia të lodhura nuk do të më lejojnë më të ecë si më parë, më jep dorën, ashtu siç unë ta kam dhënë në hapat e tu të parë.

Kur të vijnë ato ditë, mos u trishto, qëndro me mua dhe më kupto, ndërsa unë do të përshkoj pjesën e fundit të jetës time.

Të fundit

La fakultetin dhe u bë i pasur!

Një i ri i cili vendosi të braktiste universitetin vite më parë, është kthyer në YouTuberin më të pasur në Australi. 25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë do

Gjërat që nuk duhet t’i fusni kurrë në mikrovalë

Mikrovala është një pajisje që ngroh ushqimin, që e ka pothuajse çdo familje. Sidoqoftë, ashtu siç mund të jetë shumë efektive për ne, mund të jetë edhe e dëmshme nëse bëni gabime në

Ushtria amerikane ndërton armën më të fuqishme me lazer në botë

Lazeri ‘Pulsi Taktik Ultrashort’ thuhet se është një milion herë më i fuqishëm se armët me lazer që aktualisht janë në përdorim. Ushtria amerikane po punon për një lloj të ri të arm

Zhvendoset shtëpia 139 vjeçare

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re. Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Fr

Buka franceze në UNESCO

Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës

5 vende te sigurta në shtëpi ku mund t’i fshihni paratë

Tashme qe jane kohe te veshtira me koronavirus dhe bankat nuk dihet se sa te sigurta jane ja menyrat se ku mund ti fshihni leket dhe qe te mos ja u marre njeri. 1.Akuarium me peshq Mbështillni parat

Info Tjera