Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/nicole-baster-KWLJ9mP9fZg-unsplash-scaled-1.jpg

Liqeni i “vdekur” në 4000 metra lartësi



Një liqen në çatinë e botës.

Kështu mund të quhet liqeni Karakul, i vendosur në një lartësi prej 4000 metrash mbi nivelin e detit me malet e Taxhikistanit, duke kaluar edhe liqenin e famshëm Titicaca në Amerikën e Jugut.

Një sasi e pafundme uji, në një sipërfaqe 380 kilometra katror me një thellësi që shkon deri në 230 metra.

I formuar kur një meteor goditi tokën rreth 25 milionë vite më parë, krateri i krijuar u mbush me ujë, rrethuar nga male të lartë dhe një shkretëtirë që të jep përshtypjen se je mbi sipërfaqen e hënës.

Karakul do të thotë “liqeni i zi”, por përgjatë ditës uji aty ndryshon ngjyrë dhe nga blu kobalti bëhet smerald.

Është një prej atraksioneve turistike më të mëdha të Taxhikistanit. Uji është aq i kripur sa që është e pamundur të lundrosh në të pa t’u përmbysur varka, pasi qëndron shumë mbi sipërfaqe.

Gjatë Luftës II Botërore zona u përdor nga nazistët si kamp për të mbajtur të burgosurit e luftës, ndërsa sot e gjithë zona konsiderohet nga autoritetet si Park Kombëtar dhe mbrohet me rigorozitet.

Të fundit

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Vendi i parë pa Covid-19 në Evropë është ishulli Kastelorizo në Greqi, ku të gjithë banorët janë vaksinuar. Një javë më parë rreth 500 banorët që jetojnë në ishullin e vendosur në s

La fakultetin dhe u bë i pasur!

Një i ri i cili vendosi të braktiste universitetin vite më parë, është kthyer në YouTuberin më të pasur në Australi. 25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë do

Gjërat që nuk duhet t’i fusni kurrë në mikrovalë

Mikrovala është një pajisje që ngroh ushqimin, që e ka pothuajse çdo familje. Sidoqoftë, ashtu siç mund të jetë shumë efektive për ne, mund të jetë edhe e dëmshme nëse bëni gabime në

Ushtria amerikane ndërton armën më të fuqishme me lazer në botë

Lazeri ‘Pulsi Taktik Ultrashort’ thuhet se është një milion herë më i fuqishëm se armët me lazer që aktualisht janë në përdorim. Ushtria amerikane po punon për një lloj të ri të arm

Zhvendoset shtëpia 139 vjeçare

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re. Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Fr

Buka franceze në UNESCO

Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës

Info Tjera