Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/hena.png

NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës



Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, njoftoi të hënën se ka konfirmuar ekzistencën e ujit në zonat e ndriçuara të Hënës, duke sinjalizuar se uji mund të jetë i pranishëm më gjerësisht se ç’mendohej më parë.

NASA tha se zbulimi u konfirmua nga Obzervatori Stratosferik për Astronominë me Rreze Infra të Kuqe i njohur me inicialet SOFIA, një laborator fluturues i krijuar duke modifikuar një avion të tipit 747.

Më parë besohej se molekulat e ujit mund të gjendeshin në zona të ftohta, në sipërfaqen e pjesës së errët të Hënës.

Rezultatet e studimit janë botuar në numrin e fundit të revistës Nature Astronomy.

Më e thatë se Saharaja

NASA thotë se obzervatori SOFIA kishte diktuar molekula uji në kraterin Clavius, krateri më i madh që shihet nga Toka.

Të dhënat tregojnë se uji është i pranishëm në përqëndrim 100-412 pjesëza për million, i bllokuar në shtresën e dheut mbi sipërfaqen hënore.

NASA thotë se po të bëhet një krahasim, Shkretëtira e Saharasë ka 100 herë më shumë ujë se sa sasia e diktuar në sipërfaqen e Hënës.

Por sasia nuk ka rëndësi, aq sa prania e ujit që tani ka çuar në pyetje se si u krijua uji dhe si vazhdon të ekzistojë në këtë mjedis të vështirë.

NASA thotë se zbulimi i fundit i frymëzon shkencëtarët të vënë në jetë planet për të krijuar një stacion me astronautë mbi sipërfaqen e Hënës brenda kësaj dekade.

Mbetet për t’u zbuluar nëse uji i diktuar mund të përdoret për të mbuluar nevojat e astronautëve.

Ekspedita të ardhshme të obzervatorit do të përpiqen të zbulojnë ujë në zona të tjera të ndriçuara të Hënës si dhe të kuptojnë se si u krijua kjo sasi uji në këtë objekt hapësinor.

Të fundit

Kjo është kafsha më e rrezikshme në një kopsht zoologjik

Punonjësit e kopshteve zoologjike nëpër botë kanë treguar në Reddit disa kuriozitete nga puna e tyre me kafshët e egra. Mes qindra gjërave interesante të zbuluara në këtë rrjet social, nj

Prodhohet monedha më e rëndë në botë

Mbretëria britanike ka njoftuar se është prodhuar monedha e artë që peshon hiq më pak se 10 kilogramë, dhe që është monedha më e rëndë që ndonjëherë është prodhuar, shkruan The Guard

Ja çfarë pune bën tani ish-presidenti Barack Obama

Ai ishte presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve, i cili me një fushatë mahnitëse dhe një rezultat të paarritshëm, Obama, e zgjoi, udhëhoqi dhe e shpalli fituese ëndrrën e Martin Luter Kingut

Ishulli i famshëm do të përdor bitcoinin në vend të parasë

Një ishull në Karaibe mund të bëhet vendi i parë në botë që përdorë bitcoinin në vend të parave. Pronarë të shtëpive luksoze në Bequia do të mund të përdorin kriptovalutën digjital

Vendi me rregullat më të pazakonta në botë

Qyteti-shtet Singapori, pavarësisht se është një vend i vogël ishullor, është i njohur për ekonominë e tij të pasur. Singapori është gjithashtu një destinacion unik udhëtimi falë ndihm

Gruaja vaksinohet me fustanin e nusërisë

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkoi të vaksinohet ndërkohë kishte veshur fustanin e saj të nusërisë. Si shumë njerëz edhe Sarah Studley iu anulua dasma për shkak të Covid-

Info Tjera