Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/ingenuity-mars-helicopter.jpg

Pas kaq vitesh mund të shkoni në planetin e kuq



Një zonë e quajtur Boca Chica, në pjesën jugore të Teksasit, pranë kufirit me Meksikën është tjetërsuar në atë që themeluesi i SpaceX, Elon Musk, e quan “porta e Marsit”.

Këtu po ndërtohet raketa për udhëtimet drejt planetit të kuq dhe më tej.

SpaceX, praktikisht po e transformon këtë komunitet pensionistësh në një mjedis futurist.

Raketa e quajtur Starship, që po krijohet aty, një ditë do të dërgojë njeriun në Hënë dhe në Mars.

Kjo anije hapësinore e ripërdorshme synon t’i bëjë udhëtimet ndër-planetare si udhëtimet e zakonshme ajrore.

Më herët, kreu i Space X, Elon Musk është shprehur besimplotë se kompania e tij do të dërgojë njerëz në Mars deri në 2026-ën.

Ky është një objektiv mëse i arritshëm, sipas tij.

Madje Musk mendon se një gjë e tillë mund të arrihet ndoshta edhe për 4 vjet.

“Po të jemi me fat, po”, thotë miliarderi, duke shtuar se në fakt dëshira e madhe e tij dhe ekipit të vet është që ta çojnë fillimisht një raketë pa ekuipazh në Mars brenda dy vjetësh.

Afatin ambicioz të 2026-ës, Musk e pati përmendur për herë të parë në Kongresin Ndërkombëtar të Astronautikës shtatorin e vitit 2016, por tani mendon se është vërtet shumë më pranë realizimit të tij.

Të fundit

Zhvendoset shtëpia 139 vjeçare

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re. Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Fr

Buka franceze në UNESCO

Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës

5 vende te sigurta në shtëpi ku mund t’i fshihni paratë

Tashme qe jane kohe te veshtira me koronavirus dhe bankat nuk dihet se sa te sigurta jane ja menyrat se ku mund ti fshihni leket dhe qe te mos ja u marre njeri. 1.Akuarium me peshq Mbështillni parat

Kopshti botanik më vdekjeprurës në botë

Kopshtet e Elnuik ndodhen në rajonin Nortumberlendit në Angli, aty ku ndodhet edhe kështjella e qytetit. Në këtë kopsht kultivohen deri në 100 lloje të ndryshme të bimësh toksike, gjë e cil

10 të vërteta të çuditshme për trupin e njeriut që mund të mos i dini

Trupi i njeriut, makina më e përsosur, siç quhet zakonisht. Vazhdimisht na mahnit me atë që mund të bëjë ndërsa disa të vërteta rreth tij janë veçanërisht mbresëlënëse. Zbuloni disa n

Flamuri i Kosovës i punuar me rreth 130 mijë copa letre, Arbnora Fejza-Idrizi synon të thyej edhe një rekord në Guinness

Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj, është duke tentuar të thyej rekordin e tretë në Librin e rekordeve (Guinness), kësaj radhe me një punim shumë të veçantë. Me teknikën origami, ajo ka re

Info Tjera