Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/3e21f767-2eab-4642-b6ca-2c095345d8de_w1023_r1_s.jpg

Përse e festojnë amerikanët Ditën e Punës në shtator?



Dita e Punës është një festë kombëtare, e krijuar për të nderuar punëtorët amerikanë dhe kontributin që ata japin në ekonomi.

Shumë amerikanë e shfrytëzojnë ditën për të festuar fundin e verës dhe do të befasoheshin të mësonin se kjo ditë i ka rrënjët në lëvizjen punëtore të fundit të viteve 1800.

Si filloi kjo festë?

Gjatë viteve 1800, Revolucioni Industrial ishte në kulmin e tij, dhe shumë amerikanë punonin 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë në kushte të vështira për paga të ulta.

Edhe fëmijët e vegjël punonin në fabrika. Pothuajse asnjë punëdhënës nuk u siguronte punëtorëve të tyre ditë për sëmundje, ditë pushimi të paguara ose përfitime shëndetësore.

Ndërsa punëtorët u organizuan më shumë në sindikata, ata filluan të protestojnë ndaj kushteve të këqija dhe të pasigurta të punës dhe të lobojnë për më shumë përfitime nga punëdhënësit.

Lëvizja për të nderuar punëtorët me këtë ditë pushimi filloi me qeveritë e shteteve, të cilat, miratuan një nga një, legjislacionin për të nderuar punëtorin e thjeshtë.

Kongresi amerikan krijoi festën federale më 28 qershor 1894, duke caktuar të hënën e parë të shtatorit si Ditën e Punës.

Cili është ndryshimi midis ditës së punës dhe 1 majit?

Si Dita e Punës ashtu edhe Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ose 1 Maji, nderojnë punëtorin e thjeshtë.

1 Maji, që festohet në shumicën e vendeve të industrializuara të botës, e ka zanafillën në ngjarjet këtu në Shtetet e Bashkuara.

Në maj të vitit 1886, në Sheshin Hejmarkit të Çikagos u mbajt një demonstratë e punëtorëve për të kërkuar për një ditë pune tetë orëshe.

Në protestë shpërtheu një bombë që vrau shtatë oficerë policie dhe katër civilë.

Ngjarja pushtoi titujt ndërkombëtarë të lajmeve dhe dita u bë një përkujtim vjetor për protestat e punëtorëve në të gjithë botën.

Pse nuk e festojnë Amerikanët 1 Majin?

Pas demonstratës në Hejmarkit, në Shtetet e Bashkuara filloi një lëvizje e fortë kundër sindikatave.

Me kalimin e viteve, 1 Maji u lidh më shumë me ekstremin e majtë politik, ndërsa Dita e Punës në shtator, u njoh nga një numër në rritje komunash dhe shtetesh.

Kur Shtetet e Bashkuara filluan të shqyrtojnë seriozisht krijimin e një feste kombëtare për punëtorët, Presidenti Grover Cleveland nuk donte të zgjidhte datën e 1 majit për shkak të lidhjes së kësaj dite me bombën në Sheshin Hejmarkit, kështu që në vend të kësaj zgjodhi ditën alternative në shtator.

Çfarë bëjnë amerikanët në Ditën e Punës?

Kjo festë shënon fundin e verës dhe shumë amerikanë e përdorin fundjavën tre-ditore për një pushim të fundit veror me udhëtime në parqe dhe plazhe, ose për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.

Fundjava gjithashtu shfrytëzohet për blerje me çmime të zbritura të sendeve shtëpiake, rrobave dhe pajisjeve shkollore.

A e marrin pushimin të gjithë amerikanët?

Punonjësit federalë në Shtetet e Bashkuara e marrin ditën e pushimit, ashtu si edhe shumica e atyre që punojnë në korporata.

Megjithatë, shumë punëtorë, veçanërisht ata që punojnë në shitjet me pakicë, transport dhe industrinë e restoranteve ende duhet të shkojnë në punë, me disa që punojnë me orë më të zgjatura sesa në një ditë pune normale.

Lëvizja punëtore sot

Lëvizja e punëtorëve, e cila filloi në vitet 1800, çoi në ndryshime të konsiderueshme të kushteve në të cilat punojnë amerikanët, si dhe përfitimet e punëtorëve që sot janë të zakonshme, duke përfshirë ditën tetë orëshe të punës, javët e punës pesë ditore, sigurimin e kujdesit shëndetësor dhe ditët e pushimeve të paguara.

Në vitet e fundit, sindikatat e punës në SHBA kanë parë rënien të anëtarësimit të tyre ndërsa globalizimi i ekonomisë botërore ka çuar në zhvendosje të vendeve të zakonshme të punës.

Tani, shumë anëtarë të sindikatave punojnë për qeveritë lokale, shtetërore dhe federale në punë me paga më të larta, sesa në punë të rëndomta që ishin të zakonshme 100 vjet më parë.

Të fundit

Kush është Kristen Welker, moderatorja që fitoi zemrën e publikut në debatin Trump-Biden

Kristen Welker ka qenë një fytyrë e njohur për miliona amerikanë si korrespondente e NBC News për Shtëpinë e Bardhë dhe bashkë-spikere e “Weekend Today”, por zgjedhja e saj si moderatore

Raca më e famshme e qenit në botë

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen

Gruaja britanike birëson 14 fëmijë jetimë afrikan

Një grua e re britanike ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke birësuar 14 fëmijë nga Tanzania. Letty McMaster ishte vetëm 18 vjeç kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë pasi vizitoi n

10 fenomene të mahnitshme që nuk do të besoni se ekzistojnë në të vërtetë

Natyra është e bukur dhe e mahnitshme dhe ka krijuar mrekulli që është e vështirë të besohet se ekzistojnë në të vërtetë. Në jetën tonë të përditshme, ne përjetojmë disa gjëra të

Gjenerali grek në vitin 1992 ia dhuroi Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë

Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjenerali grek, Nikollae Girallakis, ia kishte dhuruar presidentit Rugova një pistoletë me 200

Instrumentet muzikore kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve

Instrumentet muzikore mund të kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve. Në shtetin e Amerikës Jugore, Kili, 40 fëmijëve të moshës prej 10 deri në 13 vjeç u janë bërë test

Info Tjera