Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/16431655467_e6d04b91a7_b.jpg

Portreti i Botiçelit del në shitje në vlerën e 100 milionë $



Një portret i rrallë i mjeshtrit të Rilindjes, Botiçeli pritet të dalë në shitje në ankand në Nju Jork, dhe mendohet të shitet në vlerën e 100 milionë dollarëve.

E titulluar “Djaloshi që mban një medalion”, ajo është një nga dhjetra portretet e piktorit të famshëm të njohura në të gjithë botën.

Veprat e  tjera të piktorit “Lindja e Venusit” dhe “Pranvera” janë ekspozuar në Galerinë “Uffizi” në Firence.

Vepra mendohet të shitet për më shumë se 80 milionë dollarë.

Ajo ka vlerësimin më të lartë për veprat e “Mjeshtrave të Vjetër” në historinë e Sotheby’s dhe shtëpia e ankandit tha se mund të shitej për më shumë se 100 milion dollarë.

“Ka një numër artistësh që janë vërtet olimpikë në gjenialitetin e tyre. Dhe Botticelli është një nga ata,” tha Christopher Apostle, drejtori i pikturave të Mjeshtrave të Vjetër në shtëpinë e ankandit. “Vlerësimi me të vërtetë pasqyron cilësinë, gjendjen, dhe ndikimin e madh që ka vizualisht një pikturë si kjo,” tha Apostulli.

Më pak se 20 vepra arti janë shitur në ankand për më shumë se 100 milion dollarë.

Rekordi botëror i ankandit për pikturat u vendos në 2017 me 450 milion dollarë për veprën “Salvator Mundi”, të Leonardo da Vincit.

“Young Man Holding a Roundel” u ble nga pronari i saj i tanishëm, i paidentifikuar, në një ankand në 1982 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tregon një të ri të panjohur, anëtar i elitës së Firences në fund të shekullit të 15-të, i veshur me një tunikë të thjeshtë dhe duke mbajtur në dorë një medalion.

Të fundit

Raca më e famshme e qenit në botë

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen

Gruaja britanike birëson 14 fëmijë jetimë afrikan

Një grua e re britanike ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke birësuar 14 fëmijë nga Tanzania. Letty McMaster ishte vetëm 18 vjeç kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë pasi vizitoi n

10 fenomene të mahnitshme që nuk do të besoni se ekzistojnë në të vërtetë

Natyra është e bukur dhe e mahnitshme dhe ka krijuar mrekulli që është e vështirë të besohet se ekzistojnë në të vërtetë. Në jetën tonë të përditshme, ne përjetojmë disa gjëra të

Gjenerali grek në vitin 1992 ia dhuroi Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë

Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjenerali grek, Nikollae Girallakis, ia kishte dhuruar presidentit Rugova një pistoletë me 200

Instrumentet muzikore kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve

Instrumentet muzikore mund të kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve. Në shtetin e Amerikës Jugore, Kili, 40 fëmijëve të moshës prej 10 deri në 13 vjeç u janë bërë test

100 kuriozitete mahnitëse për trupin tonë

Shpesh njerëzit mendojnë se e njohim shumë mirë trupin e tyre, se si ai funksionon dhe proceset që ndodhin në të në çdo kohë. Por në fakt, trupi i njeriut është aq kompleks dhe misterioz

Info Tjera