Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/5902535-scaled.jpg

Pse asnjë ushtri në botë nuk mund të krahasohet me atë amerikane



Arsyeja kryesore:Armët e ushtrisë amerikane, janë ndër më të mirat në botë.

Kur është fjala për armë vdekjeprurëse, ushtria amerikane nuk ka asnjë lloj mungese në inventar.

Disa prej tyre mund të jenë shumë të shtrenjta, disa tepër komplekse, dhe të tjerat mund të dëshirohen nga politikanët dhe kontraktorët e mbrojtjes, por jo nga trupat në terren.

Gjithsesi, ushtria e sotme amerikane, mund të gjenerojë një sasi mahnitëse të fuqisë së zjarrit, dhe ta përdorë atë në një larmi mjedisesh, nga kundër-rebelimet në formën e luftërave lokale, deri tek lufta e mekanizuar në shkallë të gjerë. Ja cilat janë disa nga armët më të mira të ushtrisë amerikane:

Avioni AH-64 Apache

I pajisur me një top 30 milimetra, raketa “Hellfire” dhe sensorë të sofistikuar, ky avion kombinon shpejtësinë, fuqinë e zjarrit dhe rrezen e madhe të veprimit, çka i jep mundësi ushtrisë amerikane t’i godasë armiqtë e saj shumë kohë përpara se ata të afrohen brenda rrezes së goditjes së trupave tokësore amerikane.

Ky avion është po aq i dobishëm për të goditur rebelët apo kolonat e blinduara të armikut.

“Apache”, ka luftuar mirë në konfliktet e ndryshme nga Operacionin “Stuhia e Shkretëtirës” në vitin 1991 në Gjirin Persik, deri në Luftën e Afganistanit.

Tanku M1 Abrams

Me një peshë prej 60 ton, ky tank ka një grykë zjarri 120-milimetër, i blinduar me një shtresë uraniumi të varfëruar, dhe ka një shpejtësi maksimale prej më shumë se 64 km/h.

Ai i dërrmoi forcat e blinduara të prodhimit sovjetik që zotëronte ushtria e Irakut në vitin 1991, dhe ka shumë të ngjarë të bëjë të njëjtën gjë edhe me tankun më të përparuar që zotëron sot Kina, “Type 99”.

Shumë pak tanke “M1 Abrams”, janë shkatërruar në luftime.

Fakti që ISIS ka shkatërruar ose kapur tanke të këtij lloji të përdorur nga qeveria irakiane, flet më shumë për cilësinë e dobët të ekuipazhit, sesa të vetë tankut.

Topi M109A6 Paladin

Ky top përdoret shumë nga ushtria amerikane në luftërat e vogla.

Gjithsesi, mbetet një armë shumë e fuqishme.Paladin është versioni i fundit i topit të famshëm “M-109”.

Ai mund të gjuajë deri në 32 km larg një predhë të kalibrit 155 milimetra.

Topi mund të përdorë gjithashtu predhën “Excalibur”, të pajisur me lazer dhe të drejtuar përmes sistemit GPS.

Raketa antitank TOW

Kjo raketë është ende e fortë pas gati 45 vitesh në shërbim.

Ajo ka shkatërruar shumë tanke – kryesisht ruse – në Vietnam, Luftërat Arabo-Izraelite, Luftën Iran-Irak dhe tani luftën në Siri.

“TOW 2B”, raketa më e re vjen në disa versione, përfshirë një raketë që godet bunkerët, si dhe modelin ‘Aero’, i cili shpërthen mbi tank për të depërtuar në blindat e tij të hollë.

Arma automatike M2

Mund të duket e çuditshme të klasifikosh një mitraloz 80-vjeçar, si një nga armët më të mira të ushtrisë amerikane.

Por fakti që “M-2” po reziston pas gati një shekulli dhe luftërash të panumërta, dëshmon se është një armë e jashtëzakonshme.

E zhvilluar qëkur Frenklin Ruzvelt u zgjodh president, dhe kur Hitleri sapo ishte ngjitur në pushtet në Gjermani, M-2 është përdorur në të gjithë botën si një mitraloz anti-ajror por dhe anti-blind.

Të fundit

Emigranti ofron 1 muaj ushqim falas për ata që nuk kanë mundësi

Në Tivoli-Itali është një restorant “Taverna e Draculas” që sikurse shkruhet është bërë ”Caritas” për 1 muaj për ata që kanë nevojë për ushqim dhe që janë në vështirësi. T

Si do ta festojë babagjyshi vitin e ri këtë vit?

Derisa po afron sezoni festiv, gjithçka është e paqartë se çfarë do të ndodhë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në kushtet e pandemisë, theksi vihet tek zbatimi i rregullave, ndaj këtë he

Pse i mbeti emri ‘Guri i Plakës’

Guri i Plakës është një legjendë, tregim nga goja e popullit që kanë lënë gjurmë në  jetën e një shoqërie njerëzor. Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vit

Shtëpia e çuditshme që kushton 2.5 milion €

Kjo është shtëpia “Flintstones” në Kaliforni, me një vlerë marramendëse prej 2.5 milion euro. Ajo u krijua nga një arkitekt në SHBA, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. E ngjashme

Dekada tjetër mund të jetë edhe më e keqe për botën, thotë hisotoriani i njohur

Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye për të cilat ka qenë ferr për ne të tjerët. Qytetet në trazira dhe flakë, udhëheqësit e zgjedhur që mbështesin dhunën, vras

Shfaqja e magjishme që do të ndodhë në mes të muajit nëntor

Në mes të nëntorit, shiu i paqëndrueshëm i meteorit Leonid godet përsëri Tokën. Ky shi vjetor meteorësh, i cili arrin kulmin gjatë natës në 16-17 nëntor, është përgjegjës për disa ng

Info Tjera