Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_598686074373315.jpeg

Pse miliarderët vendosën të mos ua lenë pasurinë e tyre fëmijëve



Fëmijët e njerëzve të famshëm, më shumë se për vetë famën i xhelozojmë për pasurinë dhe mirëqenien që trashëgojnë.

Por jo gjithmonë ndodh kështu.

Të paktën ky nuk është rasti i fëmijëve të Sting apo Bill Gates.

Më poshtë keni listën e disa njerëzve të pasur, që kanë preferuar ta japin pasurinë e tyre për bamirësi.

Barron Hilton, pronar i hoteleve Hilton vendosi të jepte 97% të pasurisë për fondacionin bamirës Conrad Hilton.

Ky vendim erdhi pas sjelljes së Paris- it, e cila vazhdimisht fotografohej e pirë dhe përfshihej në skandale.

Pasi Paris u shfaq e pirë duke i dhënë makinës, Barron mori vendimin përfundimtar pa kthim mbrapsht.

Pavarësisht se Paris ia ka dalë të bëjë para vetë duhet të dini se i kanë rrëshqitur nga duart plot 47 miliardë dollarë.

Bill Gates ndoqi shembullin e Warren Buffett dhe së bashku themeluan “The Giving Pledge”, një marrëveshje midis milionerëve dhe miliarderëve.

Anëtarët e saj kanë deklaruar se e gjithë pasuria e tyre do të shkojë për bamirësi.

Sipas themeluesit të Microsoft- it, fëmijët duhet ta kuptojnë sa e rëndësishme është puna dhe t’ia dalin vetë në jetë.

Elton John dhe David Furnish kanë vendosur të mos ua kalojnë pasurinë fëmijëve.

Ata do të japin 53 miliardë dollarë për bamirësi, me argumentin se fëmijët duhet t’ia dinë vlerën punës dhe një dollari të vetëm.

“Nuk duhet t’i edukosh fëmijët dhe t’i rrisësh me lugë floriri, kjo gjë i shkatërron”, është shprehur artisti.

Edhe Mark Zuckerberg me bashkëshorten e tij i janë bashkuar marrëveshjes “The Giving Pledge”.

99% e pasurisë do të shkojë për bamirësi dhe vetëm 1% do të trashëgohet.

Listës i bashkohen Ashton Kutcher dhe Mila Kunis.

Ata do t’i ndihmojnë fëmijët nëse kanë nevojë për një kapital fillestar, por kurrsesi nuk do t’jua kalojnë të gjithë pasurinë.

Të fundit

Shtëpia më e çuditshme në botë (Foto)

‘Casa do Penedo’ është shtëpia e ndërtuar në vitin 1974 dhe mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë. E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, ajo është

Pse asnjë ushtri në botë nuk mund të krahasohet me atë amerikane

Arsyeja kryesore:Armët e ushtrisë amerikane, janë ndër më të mirat në botë. Kur është fjala për armë vdekjeprurëse, ushtria amerikane nuk ka asnjë lloj mungese në inventar. Disa prej ty

Gjenden mbetjet e anijes luftarake të mbytur nga 1644

Arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e një anije luftarake gati 400-vjeçare që ishte fundosur afër qytetit bregdetar danez të Rodbyhavn. Me shumë gjasë janë rrënojat e anijes ”Delmen

Zbulohet se si njerëzit kanë migruar 120 mijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar gjurmët më të hershme njerëzore të gjetura ndonjëherë në gadishullin Arabik.  Besohet se janë rreth 120,000 vjet të lashtë dhe shtrihen në vendin e një liqe

“Ishulli i pavdekshëm”

Përtej skajit më jugor të Japonisë shtrihet një ishull i njohur si “Ishulli i pavdekshëm”.   Për herë të parë, numri i njerëzve të moshës mbi 100-vjeç në Japoni ka shkuar në mbi 8

Dita e çokollatës

Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë. Fjala çokollate rrjedh nga p

Info Tjera