Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/16044142770727.jpg

Pse votohet gjithmonë ditën e martë në SHBA?!



Në Shtetet e Bashkuara, zgjedhja e Presidentit bëhet gjithmonë të Martave, pikërisht të Martën pas të hënës së parë të nëntorit.

Kongresi e vendosi atë në 1845.

Në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet presidenciale gjithmonë bien, çdo katër vjet, të Martën.

Pikërisht të martën pas të hënës së parë të nëntorit. Sipas ekspertëve kjo ka arsye historike.

Midis 1788 dhe 1845, secili shtet i Unionit caktoi datën e zgjedhjeve, pa u shqetësuar për “sinkronizimin” me të tjerët.

Pengesa e vetme ishte që votat për zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të përfundonin deri të Mërkurën e parë të Dhjetorit.

Në 1792, një ligj përcaktoi që votimi duhet të bëhej brenda 34 ditëve para kësaj date.

Një zgjedhje e motivuar nga fakti që shoqëria ishte në thelb bujqësore: në nëntor korrjet kishin mbaruar dhe ishte koha më e qetë për pronarët e tokave dhe fermerët.

Duke qenë se vetëm meshkujt, të bardhët dhe pronarët e tokave mund të votonin, ishte koha ideale për të shkuar në votime.

Por siç mund ta imagjinoni, një hark i tillë i gjatë kohor gjeneroi shumë konfuzion dhe pasiguri të rezultateve, veçanërisht me ardhjen e telegrafëve dhe hekurudhave që i bënë komunikimet më të shpejta.

Kështu, në fillimin e vitit 1845, Kongresi vendosi se ishte koha për të standardizuar një datë.

E hëna ishte jashtë diskutimit sepse do të kërkonte që shumë votues të largoheshin nga shtëpia të Dielën, për të arritur në votime.

E diela dhe dita e pushimit ishin të shenjta.

Kështu që nuk mund të shkonin dëm për të votuar ose për të shkuar në zgjedhje.

Edhe e Mërkura nuk ishte e mirë, sepse ishte ditë tregu, dhe fermerët nuk do të ishin në gjendje të shkonin dhe të votonin.

Kështu që u vendos që e marta të ishte dita që amerikanët do të votonin.

Për të qenë të saktë, të martën pas të hënës së parë të nëntorit, një ditë e vlefshme për zgjedhjet federale dhe të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Focus)/Scan

Të fundit

Si njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dëshiron të paguhet në Bitcoin

Tesla dhe themeluesi i SpaceX thanë se ai kurrë nuk do ta refuzonte kriptomonedhën.  Elon Musk, themeluesi miliarder i Tesla dhe SpaceX, dhe i cili sapo u bë njeriu më i pasur në botë, preten

Njihuni me qendren e universit (Video)

Vendi që shihni është një nga më të veçantët në botë, i cili ka mahnitur shumë njerëz. Madje ai cilësohet edhe si “qendra e universit”. Por çfarë ka të veçantë ky vend që vizito

Viti i kaluar i më i ngroti në Evropë

Viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të ngrohtë që ka parë Evropa me 0.4 ° C më të ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2019. Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi i BE për monitorim

Çfarë do të sjellë viti 2021 për shkencëtarët dhe astronautët

Shumë udhëtime me sa duket do të ndodhin. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, viti 2020 ka qenë një vit mjaftë i ngarkuar për astronautët, dhe mesa duket edhe ky vit do të jetë mjaft

Burri ndërtoi shtëpinë në pemë për një arsye të pabesueshme

Erdogan Özmen, një mjeshtër i përpunimit të drurit që jeton në Kalburcu, Turqi ndërtoi një pemë 12 metra katrorë në një pemë për një arsye të veçantë. Sipas tij, të qenit në konta

Aeroplani përplaset në ajër me balonën që transporton mjete piroteknike

Aeroplani i aviokompanisë kolumbiane “Avianca” që po udhëtonte drejt Orlandos në Florida, për pak sa nuk është rrëzuar mbi Bogota për shkak të përplasjes me një balonë me ajër të nx

Info Tjera