Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/meteor-1.png

Qindra copa të çmuara meteori bien në qytezën braziliane



Mijëra njerëz kanë nisur të shkojnë drejt qyteti brazilian ku copa materiali të çmuar të një meteori 4.6 miliardë vjeçar po bien nga qielli, disa prej të cilave vlejnë deri ne 25 000 dollarë.

Rreth 200 fragmente meteoriti kanë rënë në 19 gusht në Santa Filomena, në verilindje të Brazil.

Më e madhja prej tyre peshonte 40kg dhe kishte vlerën 25 000 dollarë. Kjo shumë do te ishte ekuivalentja e 10 viteve me rrogën mesatare të zonës.

Banorët vendas që jetojnë në zonën e mbjelljes së fasuleve e krahasojnë stuhinë e meteorit me një mrekulli, duke e quajtur “dita kur paratë binin nga qielli”.

Vetë meteori besohet se është një trup i rrallë që vjen nga kohët e hershme të sistemit diellor, kur toka nuk ishte formuar ende.

Vetëm 1% e meteorëve janë e tipit të tillë dhe mostrat e tyre shiten mijëra dollarë.

Banori vendas 20 vjeçari Edimar da Costa Rodrigues, kujtonte ditën kur Santa Filomena u mbush me tym dhe sende që binin nga qielli. Ai gjeti një copë meteori 7cm-të gjerë të cilën e shiti më pas te një koleksionist për 1,000.

Shumica e gurëve ishin gjetur pranë një kishte dhe kjo bëri që banorët të spekulonin se meteori ishte diçka e dërguar nga Zoti. /tch/

Të fundit

Gjenden mbetjet e anijes luftarake të mbytur nga 1644

Arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e një anije luftarake gati 400-vjeçare që ishte fundosur afër qytetit bregdetar danez të Rodbyhavn. Me shumë gjasë janë rrënojat e anijes ”Delmen

Zbulohet se si njerëzit kanë migruar 120 mijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar gjurmët më të hershme njerëzore të gjetura ndonjëherë në gadishullin Arabik.  Besohet se janë rreth 120,000 vjet të lashtë dhe shtrihen në vendin e një liqe

“Ishulli i pavdekshëm”

Përtej skajit më jugor të Japonisë shtrihet një ishull i njohur si “Ishulli i pavdekshëm”.   Për herë të parë, numri i njerëzve të moshës mbi 100-vjeç në Japoni ka shkuar në mbi 8

Dita e çokollatës

Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë. Fjala çokollate rrjedh nga p

Edhe kafshët shtëpiake duhet të karantinohen?

Sipas një studimi të bërë së fundmi midis 10 dhe 15 përqind të maceve që janë testuar në Ëuhana kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Mostrat e gjakut të marra nga 141 mace zbuluan se &

Del në ankand diamanti i përsosur 102 karat

Një diamant i rrallë mbi 100 karat, i cilësuar ndryshe diamanti i bardhë i përsosur pritet të dalë në shitje në shtëpinë e Ankandeve, Sotheby’s. Ai konsiderohet si një nga dimantët më

Info Tjera