Shtëpia e çuditshme që kushton 2.5 milion €
Kjo është shtëpia “Flintstones” në Kaliforni, me një vlerë marramendëse prej 2.5 milion euro.
Ajo u krijua nga një arkitekt në SHBA, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
E ngjashme me një kompleks shumëngjyrësh, superstruktura e lakuar qendron pranë një autostrade.
Në mure, mbizotërojnë ngjyrat vjollcë e portokalli dhe statujat e mëdha të dinosaurëve, personazhe të Flintstones, familjes televizive parahistorike që hyri në shtëpitë amerikane nga vitet 1960.
Është e cuditshme pasi kur arkitekti William Nicholson krijoi këtë kompleks në 1976, ai nuk kishte ide për Fred, Wilma dhe heronjtë e tjerë të serisë legjendare të dinosaurëve vizatimorë.
Frymëzimi i tij ka qenë arkitektura e Xhamisë Blu në Stamboll.
Pronarja e shtëpisë është Florence Fang, e cila në vite ka bërë edhe modifikimet e saj, duke e sjellë shtëpinë edhe më afër serialit “Flintstones”, me protagonistët dhe britmën e Fred Flintstone të shkruar me shkronja të mëdha në shtratin e luleve: Yamba Daba Du!
Megjithëse autoritetet lokale kanë ngritur një proces gjyqësor kundër Znj. Fang për ndryshimin e peizazhit në zonë… ajo me pëlqimin e arkitektit, premton të vazhdojë t’ia dhurojë këtë spektakël kujtdo që kalon përmes Kalifornisë.