Si do ta festojë babagjyshi vitin e ri këtë vit?
Derisa po afron sezoni festiv, gjithçka është e paqartë se çfarë do të ndodhë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Në kushtet e pandemisë, theksi vihet tek zbatimi i rregullave, ndaj këtë herë në Britaninë e Madhe është menduar që të jetë Babagjyshi ai që do t’i shpjegojë ato.
“Gjërat do të jenë pak më ndryshe, por kjo nuk do të thotë që Krishtlindjet nuk do vijnë”.
Ky është mesazhi i parë nga Santa Clause përpara sezonit të festave të fundivit, që këtë herë do të jenë nën kufizime të mëdha.
Babagjyshi tradicional iu përgjigj nëpërmjet një lidhjeje virtuale pyetjeve të fëmijëve të Shkollës së Mesme të Glasgow, në Britani, rreth asaj që ata mund të bëjnë për të qëndruar të sigurt nga Covid 19.
“A do të mbajë maskë Santa kur të vijë në shtëpinë time?”, pyet një tjetër nga vogëlushët.
“Po, patjetër” shprehet Babagjyshi, “sepse vetëm kështu mund të jemi të sigurt”.
Ndërsa sjell në vëmendje edhe rregullat e tjera:
“Elfët janë pak të mërzitur sepse nuk do të mund të japin përqafime si çdo vit, për shkak se duhet të respektojnë distancën sociale”.
Rregullat e kufizimit për Krishtlindje do të ndryshojnë në të gjithë botën, por qeveritë e Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut po përpiqen të hartojnë një plan të përbashkët, në mënyrë që familjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të mund të festojnë së bashku më 25 Dhjetor.
Disa nga këshillat për të qenë të sigurt janë të shmanget udhëtimi me transport publik, organizimet e grupeve të mëdha të punës, jo më shumë se katër familje mund të mblidhen së bashku në restorante etj.
Ndërkohe ende nuk ka një vendim se çfarë do të ndodhë me shërbimet fetare tradicionale të Krishtlindjeve si Mesha e mesnatës.
Ndërkohe edhe Nata e Vitit të Ri ka të ngjarë të e qetë këtë vit, me festimet në shtëpi ndoshta të ndaluara.
Shfaqjet e fishekzjarreve janë anuluar në Londër dhe në rrugën Hogmanay të Edinburgut.