Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/gtt.png

Udhëtime luksoze ku përfshihet edhe vaksinimi kundër Covid-19



Në Mbretërinë e Bashkuar, klubi privat “Knightsbridge Circle” lejon anëtarët e tyre, duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund (rreth 28 mijë euro), të fluturojnë jashtë vendit për të marrë vaksinën.

Kufiri i ri i pushimeve në kohën e Covid është udhëtimi luksoz ku përfshihet edhe vaksina. Në Mbretërinë e Bashkuar, klubi privat “Knightsbridge Circle” lejon anëtarët e tij, që duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund të fluturojnë në Dubai dhe Abu Dhabi për t’iu nënshtruar vaksinës Pfizer ose në Indi për atë AstraZeneca/Oxford.

Anëtarët e klubit duhet të rezervojnë vetëm një avion privat, për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe të presin në një hotel luksoz ose vilë me një pishinë, të kompletuar edhe me një kuzhinier privat, për dozën e dytë.

Ndërsa kostoja e vaksinës është përfshirë në regjistrim, ajo e pushimit, fluturimi me klasin e parë me Emirates dhe akomodimi arrin në 40 mijë paund.

“Ne jemi pionierët e këtij programi luksoz të udhëtimit,” tha themeluesi i klubit Stuart McNeill për “The Telegraph”.

Në këtë lloj udhëtimi mund të marrin pjesë vetëm ata personat 65 vjeç dhe që i kanë të qarta burimet financiare.

“Ne kemi një përgjegjësi morale për t’i dhënë përparësi kategorive më të rrezikuara,” tha McNeill.

Knightsbridge Circle tha se rreth 20% e klientëve të tij kanë fluturuar në Dubai dhe Abu Dhabi.

Ndërkohë, klubi po studion destinacione të reja.

Të fundit

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror. Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u s

Studimi: Covid-19 është në ajër, jo në sipërfaqe

Muajt ​​e parë të pandemisë i kaluam plotësisht duke pastruar ushqime dhe çanta pazari. Kalimi i pecetave të lagura me alkool mbi doreza, telefonat celularë, tavolinat dhe ekranet, si edhe

Vendosja e maskës mund të shpëtojë rreth 14.000 jetë

Hulumtuesit e Universiteti të Uashingtonit kanë parashikuar numrin e vdekjeve që do arrijë SH.B.A-ja deri më 1 gusht. Sipas studiuesve rreth 618.523 njerëz do të kenë vdekur nga Covid-19, deri

Emiratet e Bashkuara zgjedhin gruan e parë arabe për t’u trajnuar si astronaute

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë zgjedhur gruan e parë arabe që do të marrë pjesë në një trajnim për t’u bërë astronaute. Gruaja e zgjedhur është Nora al-Matrooshi, e cila i ka 27 vjet

Gabimet dhe mënyra e duhur e pozimit për t’u dukur bukur në fotografi

Epoka e rrjeteve sociale ka bërë që pozimi i duhur të jetë shndërruar tashmë në një domosdoshmëri. Personalitet e famshme, por edhe njerëz të rëndomtë që kanë ndjekës të shumtë, kuj

Pamjet nga ura prej xhami në Kinë

Për disa njerëz, kjo është një urë shumë e largët. Fotot e mëposhtme tregojnë një urë xhami me dy kuverta në Kinë me një dizajn perfket, i cili duket i frikshëm nëse e sheh nga afër.

Info Tjera