Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/sun_jpg_jpg-3.jpeg.jpg

Viti i kaluar i më i ngroti në Evropë



Viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të ngrohtë që ka parë Evropa me 0.4 ° C më të ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2019.

Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi i BE për monitorimin e klimës vihet re se në të gjithë botën, 2020 ishte në të njëjtin nivel me vitin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë 2016 duke shënuar fundin e dekadës më të ngrohtë të regjistruar.

Dimri (dhjetor 2019 deri në shkurt 2020) tejkaloi temperaturat e mëparshme të vitit 2016 me gati 1.4 ° C, ndërsa vjeshta (shtator deri në nëntor 2020) kaloi rekordin e vjetër të vendosur në 2006 me 0.4 ° C.

Pjesë të Arktikut dhe Siberisë Veriore panë disa nga divergjencat më të mëdha nga temperatura mesatare vjetore në vitin 2020, me një rajon të madh duke parë ndryshime prej 3 ° C dhe në disa vende edhe 6 ° C.

Ndërkohë Hemisfera Veriore përjetoi temperatura mbi mesataren e vitit përveç një rajoni mbi Atlantikun Verior qendror, ndërsa pjesë të Hemisferës Jugore panë temperatura nën mesatare, më së shumti mbi Paqësorin Ekuatorial lindor, i cili ishte i lidhur me kushtet e La Niña , që u zhvillua gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Sezoni i zjarreve ishte jashtëzakonisht aktiv gjithashtu me zjarret të zbuluar së pari në maj dhe duke vazhduar gjatë gjithë verës dhe deri në vjeshtë.

Ndërkohë si rezultat i temperaturave të larta zjarret lëshuan një rekord prej 244 megatone dyoksid karboni në vitin 2020, mbi një të tretën më shumë se rekordi i vitit 2019.

Të fundit

La fakultetin dhe u bë i pasur!

Një i ri i cili vendosi të braktiste universitetin vite më parë, është kthyer në YouTuberin më të pasur në Australi. 25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë do

Gjërat që nuk duhet t’i fusni kurrë në mikrovalë

Mikrovala është një pajisje që ngroh ushqimin, që e ka pothuajse çdo familje. Sidoqoftë, ashtu siç mund të jetë shumë efektive për ne, mund të jetë edhe e dëmshme nëse bëni gabime në

Ushtria amerikane ndërton armën më të fuqishme me lazer në botë

Lazeri ‘Pulsi Taktik Ultrashort’ thuhet se është një milion herë më i fuqishëm se armët me lazer që aktualisht janë në përdorim. Ushtria amerikane po punon për një lloj të ri të arm

Zhvendoset shtëpia 139 vjeçare

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re. Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Fr

Buka franceze në UNESCO

Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës

5 vende te sigurta në shtëpi ku mund t’i fshihni paratë

Tashme qe jane kohe te veshtira me koronavirus dhe bankat nuk dihet se sa te sigurta jane ja menyrat se ku mund ti fshihni leket dhe qe te mos ja u marre njeri. 1.Akuarium me peshq Mbështillni parat

Info Tjera