Whisky 72 vjeçar shitet në ankand për 54 mijë dollarë
Uiski më i vjetri i distilerisë Glen Grant, është vendosur në një shishe të kristaltë dhe në një kuti prej druri arre. Pavarësisht pasigurisë ekonomike si pasojë e pandemisë, interesi për llojet e rralla të uiskit mbetet i lartë. Në krahasim me objektet e tjera të investimit, uiski i koleksionit në 10 vitet e fundit ka pësuar një rritje të çmimit prej katër herë më shumë.
Një tjetër uiski i shtrenjtë është dhe ai 35 vjeçar nga Japonia i vendosur në një shishe qeramike, i cili u shit për 40 mijë euro.