Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/052020_ts_scientific-words_feat-1028x579-1.jpg

Zbulimet më të mëdha shkencore në historinë e njerëzimit



Penicilina
Nëse shkencëtari skocez, Aleksandër Fleming nuk do të kishte zbuluar penicilinën, antibiotikun e parë në 1928, ndoshta ende do të vdisnim nga gjëra si ulçëra e stomakut, absesi i dhëmbëve, bajamet, infeksionet, leptospiroza etj.

Ora mekanike
Ka debat mbi atë se çfarë ishte ora e parë mekanike, por zakonisht konsiderohet ora e krijuar nga matematicieni dhe murgu kinez, I-Hsing në vitin 723.

Ky zbulim na lejoi të kuantifikojmë kohën.

Heliocentrizmi i kopernikut
Në vitin 1543, në shtratin e vdekjes, astronomi polak Nikolla Koperniku botoi teorinë e tij, se Dielli është në qendër të sistemit diellor dhe planetët rrotullohen përreth tij.

Para kësaj, astronomët besonin se Toka ishte në qendër të Universit.

Qarkullimi i gjakut
Një prej zbulimeve më të rëndësishme në mjekësi, zbulimi i qarkullimit të gjakut i njihet si meritë anglezit Uilliam Harvej.

Në 1628, ishte i pari që përshkroi të plotë sistemin e qarkullimit, si dhe rëndësinë e pompimit të gjakut në tru dhe zemër.

Graviteti
Eshtë histori e përsëritur shpesh.

Isak Njutoni, matematicieni dhe fizikani i famshëm anglez, zbuloi gravitetin pasi një mollë i ra në kokë në 1664.

Zbulimi i tij shpjegoi përse gjërat bien poshtë dhe pse planetet rrotullohen rreth Diellit.

Motori me avull
Pranohet gjerësisht se qytetërimi modern u farkëtua në fabrikat e revolucionit industrial, që mbështeteshin në motorrin me avull.

Nuk ishte aq shumë një shpikje, se sa një zhvillim për më shumë se 100 vjet nga 3 shpikës britanikë: Tomas Sejvëri, Tomas Njukamën dhe Xhejms Vat.

Kondicioneri
Sistemet primitive të kondicionimit kanë ekzistuar që në kohët e lashta, por vetëm në vitin 1902, njësia e parë elektrike e kondicionimit të ajrit u shpik nga një inxhinier i ri me merin Uillis Kerriër, në Bufalo, Nju Jork.

Elektriciteti
Zbulimi i elektricitetit, që ndryshoi jetën mbi botë, i njihet shkencëtarit anglez Majkëll Faradej.

Zbulimet e tij përfshijnë parimet ku mbështetet induksioni elektromagnetik, diamagnetizmi dhe elektroliza.

Eksperimentet e Faradejit krijuan edhe gjeneratorin e parë.

ADN
Shumë njerëz besojnë se biologu amerikan Xhejms Uatson dhe mjeku anglez, Frensis Krik, zbuluan ADN-në në vitet 1950, por në fakt ajo u identifikua në 1860 nga kimisti zviceran, Fridrih Misher.

Më pas u kryen shumë studime, se si organizmat i trashëgojnë gjenet.

Anestezia
Forma primitive të anestezisë, si opiumi dhe alkooli janë përdorur që në vitin 70, por vetëm në 1847 kirurgu amerikan, Henri Bigëlou caktoi eterin dhe kloroformin si anestetikët e parë të përgjithshëm, duke i bërë të përballueshme operacionet e dhimbshme.

Teoria e relativitetit
Me Teorinë e tij të Relativitetit, Albert Ajnshtajni transformoi fizikën teorike dhe astronominë, gjatë shekullit 20, duke lënë pas teorinë 200-vjeçare të mekanikës të krijuar nga Njutoni.

Kjo teori u bë themeli i shkencës moderne.

Telegrafi
Që në fillim të vitit 1753, shumë eksperimentues punuan me aplikimin e energjisë elektrike për komunikimet në distancë, por vetëm në 1835, Zhozef Henri dhe Eduard Dejvi shpikën përcjellësin kritik që i ndihmoi të krijojnë telegrafin e parë pas 2 vitesh.

Tabela periodike
Në vitin 1869, kimisti rus Dmitri Mendelejev vërejti se, kur renditen sipas peshës atomike, elementet kimike formojnë grupe me cilësi të ngjashme.

Ai krijoi kështu të parën tabelë periodike, një prej zbulimeve më të rëndësishme në kimi.

Rezonanca magnetike berthamore
Tashmë e përdorur si një mjet shumë efiçient dhe i saktë diagnostikues në mjekësi, rezonanca manjetike u shpik fillimisht nga mjeku amerikan Isidor Rabi, në vitin 1938.

Ai mori Çmimin Nobel n Fizikë për këtë zbulim, në vitin 1944.

Letra
Ndonëse në botën e Mesdheut dhe Amerikën parakolumbiane ekzistonin pararendës si papiruset, këto materiale nuk janë letër e vërtetë.

Procesi i parë i bërjes së letrës u dokumentua në Kinë gjatë periudhës së Hanëve Lindorë.

Teoria e evolucionit
I frymëzuar nga vëzhgimet e tij, Çarls Darvin nisi të zhvillojë atë që më vonë do të njihej si teoria e evolucionit përmes përzgjedhjes natyrore – mekanizmi kyç i evolucionit.

Vaksina e poliomelitit
Në 26 mars 1953, amerikani Jonas Salk shpalli se kishte testuar me sukses një vaksinë kundër poliomelitit.

Në 1952, një vit epidemik për poliomelitin, pati 58 mijë raste të reja dhe më shumë se 3000 vdekje në SHBA.

Parmenda
E shpikur në shekullin 18, parmenda ishte e para që jo vetëm gërmonte dheun, por edhe e përmbyste, duke mundësuar kultivimin në tokë të fortë.

Pa të, bujqësia ashtu si e njohim nuk do të ekzistonte në Evropën veriore apo në Amerikë.

Të fundit

Shtëpia më e çuditshme në botë (Foto)

‘Casa do Penedo’ është shtëpia e ndërtuar në vitin 1974 dhe mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë. E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, ajo është

Pse asnjë ushtri në botë nuk mund të krahasohet me atë amerikane

Arsyeja kryesore:Armët e ushtrisë amerikane, janë ndër më të mirat në botë. Kur është fjala për armë vdekjeprurëse, ushtria amerikane nuk ka asnjë lloj mungese në inventar. Disa prej ty

Gjenden mbetjet e anijes luftarake të mbytur nga 1644

Arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e një anije luftarake gati 400-vjeçare që ishte fundosur afër qytetit bregdetar danez të Rodbyhavn. Me shumë gjasë janë rrënojat e anijes ”Delmen

Zbulohet se si njerëzit kanë migruar 120 mijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar gjurmët më të hershme njerëzore të gjetura ndonjëherë në gadishullin Arabik.  Besohet se janë rreth 120,000 vjet të lashtë dhe shtrihen në vendin e një liqe

“Ishulli i pavdekshëm”

Përtej skajit më jugor të Japonisë shtrihet një ishull i njohur si “Ishulli i pavdekshëm”.   Për herë të parë, numri i njerëzve të moshës mbi 100-vjeç në Japoni ka shkuar në mbi 8

Dita e çokollatës

Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë. Fjala çokollate rrjedh nga p

Info Tjera