Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/muri-ilir.jpg

Zbulohen objekte të periudhës ilire dhe romake buzë Shkumbinit



Buzë lumit Shkumbin janë zbuluar disa objekte antike që i përkasin periudhës ilire dhe romake.

“Rangersat tanë gjatë monitorimit të Zonave të Mbrojtura kanë zbuluar në afërsi të fshatit Sulzotaj, buzë lumit Shkumbin, disa objekte antike, të cilat iu dhanë për ruajtje Muzeut Historik Lushnjë”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Sipas specialistëve të fushës, paretet qeramike i përkasin periudhës qytetare ilire, ndërsa objekti tjetër është një tjegull të periudhës romake, ruajtur në gjendje shumë të mirë. Objektet janë ekspozuar në muze dhe nga tani mund të vizitohen nga të apasionuarit e historisë.

“Gjetjet historike në zonat natyrore,  janë ofertë e shtuar e Zonave tona të Mbrojtura. Pranë të njëjtit vend ku u gjetën këto objekte, disa muaj më parë u identifikua nga specialistët  një urë romake. Sipas arkeologëve kjo urë lidhte Via Egnatia me Apoloninë”, shprehet Klosi. Atsh / KultPlus.com

Të fundit

Kush është Kristen Welker, moderatorja që fitoi zemrën e publikut në debatin Trump-Biden

Kristen Welker ka qenë një fytyrë e njohur për miliona amerikanë si korrespondente e NBC News për Shtëpinë e Bardhë dhe bashkë-spikere e “Weekend Today”, por zgjedhja e saj si moderatore

Raca më e famshme e qenit në botë

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen

Gruaja britanike birëson 14 fëmijë jetimë afrikan

Një grua e re britanike ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke birësuar 14 fëmijë nga Tanzania. Letty McMaster ishte vetëm 18 vjeç kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë pasi vizitoi n

10 fenomene të mahnitshme që nuk do të besoni se ekzistojnë në të vërtetë

Natyra është e bukur dhe e mahnitshme dhe ka krijuar mrekulli që është e vështirë të besohet se ekzistojnë në të vërtetë. Në jetën tonë të përditshme, ne përjetojmë disa gjëra të

Gjenerali grek në vitin 1992 ia dhuroi Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë

Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjenerali grek, Nikollae Girallakis, ia kishte dhuruar presidentit Rugova një pistoletë me 200

Instrumentet muzikore kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve

Instrumentet muzikore mund të kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve. Në shtetin e Amerikës Jugore, Kili, 40 fëmijëve të moshës prej 10 deri në 13 vjeç u janë bërë test

Info Tjera