Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/girls-make-selfie-with-smiling-pregnant-smartphone_85574-607.jpg

Zbuloni se çfarë tregon për ju, mënyra si e përdorni telefonin!



Gratë kalojnë mesatarisht 600 minuta në një celular çdo ditë, krahasuar me 459 minuta për burrat, sipas një studimi.

Kjo kohë zakonisht kalon në detyra të lidhura me punën (si dërgimi i një email-i) apo në rrjete sociale.

Sidoqoftë, përdorimi i telefonit mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj. Ja çfarë thonë hulumtimet:

1 – Kur kontrolloni telefonin shumë shpesh
Të qenit vazhdimisht i varur nga telefoni mund të nënkuptojë një nivel impulsiviteti, bazuar në një studim.

Njerëzit e varur nga telefonat e tyre mund të jenë më emocionalë sesa ata që i përdorin ato aq rrallë sa mund të kalojnë një ditë të tërë dhe në fund të ditës, të kenë bateri.

2 – Kur e përdorni shumë
Sipas një studimi, njerëzit që përdorin telefonët e tyre më shpesh kanë nivele më të larta të stresit.

Dhe stresi, nga ana tjetër, i bën ata të ndihen më pak të kënaqur me jetën e tyre.

Ndërkohë, të mos qenit i varur nga telefoni mund të parandalojë që kjo të ndodhë.

3 – Kur kaloni me orë të tëra në telefon
Bazuar në kërkime, kohëzgjatja e përdorimit të telefonave shoqërohet me nivele më të mëdha të ashpërsisë së simptomave depresive.

4 – Kur e përdorni telefonin pas mesnate
Një studim zbuloi se njerëzit që përdorin telefonat shpesh pas mesnatës kanë më shumë gjasa të kenë një gjumë më të dobët.

Dhe ndërsa humbja e gjumit ndikon shumë në gjendjen tonë shpirtërore, mund të na bëjë edhe më nervozë dhe të shqetësuar.

Sa për të kundërtën, njerëzit me një ndjenjë më të lartë detyre zakonisht ndalojnë së përdoruri telefonët e tyre para mesnatës.

5 – Kur prisni derisa telefoni të karikohet shumë ose plotësisht, para se ta përdorni
Kjo sjellje, është një parashikues i tendencave organizative të dikujt.

Njerëzve të ndërgjegjshëm nuk u pëlqen kur bateria është e dobët dhe ata me një nevojë më të lartë për rregullsi presin zakonisht, që telefoni i tyre të karikohet mirë para se ta përdorin përsëri.

6 – Bërja dhe marrja e shumë telefonatave
Hulumtimet treguan se njerëzit më introvertë priren të bëjnë më pak telefonata se të tjerët.

Ekstrovertët bëjnë dhe marrin telefonata më shpesh. Sigurisht, kjo nuk është absolute.

Të fundit

Vizionar, gjenial, mizor, histerik

Sipas një legjende të lashtë, në Gordio, në mbretërinë e fuqishme midis Lidisë dhe Babilonisë të shekullit të tetë pes, ekzistonte një nyjë që do të zgjidhej vetëm nga mbreti i ri i A

Nëse mund të rrini pa telefon 24 orë, fitoni 2 mijë euro!

Qendroni dot 24 orë pa përdorur asnjë lloj pajisje elektronike? Nëse po, kjo sfidë është për ju. Uebfaqja për krahasimin e produkteve Review.org ka nisur një sfidë të quajtur ‘Digital De

Mbi 50 milionë njerëz qeshin me videot e tij në TikTok

Platforma e mediave sociale TikTok është bërë një burim popullor argëtimi për përmbajtjen e saj në formë të shkurtër. Dhe nëse jeni duke “qarkulluar” nëpër TikTok, do të hasni në

Kapela e Indiana Jones arrin vlerën e mijëra funtave

Koleksionistët mund të paguajnë deri në 176,000 £ për kapelën e Harrison Ford në Indiana Jones në një ankand në Los Anxhelos. Artikull ikonik do të ishte një nga mbi 1,200 rekuizita telev

Ndërtesa që kanë mahnitur botën (Foto)

Art nuk mund të cilësohet vetëm piktura, e ilustruar në një telajo, por edhe projekte e ndërtesa mahnitëse. Këto kanë zgjedhur mediat e huaja, të cilat kanë publikuar ndërtesa që duken si

A jeni gati për eklipsin e parë diellor

Hënat e reja paraqesin fillime të reja dhe janë koha kryesore për manifestimin dhe vendosjen e synimeve. Hënat e reja në astrologji shënojnë fillimin e një cikli të ri hënor, dhe ndërsa ju

Info Tjera