Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/bear-fire-california-september-2020.jpg

Kush po i shkakton zjarret masive?



Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën 24 të tjerë kanë humbur jetën nga zjarret masive që po djegin perëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mëngjesi për banorët e shtetit të Oregonit solli me vete re të trasha tymi të dëmshme për shëndetin e njeriut që rivizatuan në ngjyrë portokalli peisazhet e Portlendit.

Qindra zjarrfikës po luftojnë për të shuar dy vatra zjarri të cilat rrezikojnë të takojnë njëra-tjetrën në pjesën më të populluar të vendit, ndërsa gjysmë milion banorë janë njoftuar të largohen.

Temperaturat e larta dhe 100 vatra tejet aktive po shkrumbojnë sipërfaqe të përmasave historike edhe në shtetet e Uashingtonit dhe Kalifornisë.

Sipas guvernatorit kalifornian, Gevin Njusom, situata është pasojë e krizës klimatike që po kalon bota.

“Thjesht ejani në shtetin e Kalifornisë dhe shiheni me sytë tuaj. Debati për ndryshimet klimatike ka marrë fund, madje as nuk duhet shtruar më si temë. Thatësirë ekstreme, lumenj atmosferikë ekstremë, nxehtësi ekstreme, të mos harrojmë se këto javë kemi pasur edhe gushtin më të nxehtë në histori, 14 mijë vetëtima për tri ditë dhe temperatura rekord mbi 56 gradë Celsius.”

Që prej muajit gusht, në Kaliforni zjarret kanë djegur një sipërfaqe prej 900 mijë hektarësh tokë dhe pyje, rreth 250 mijë në Uashington dhe 365 mijë hektarë në Oregon.

Mijëra godina janë shkatërruar ndërsa vetëm gjatë dy ditëve të fundit, 10 persona u gjetën pa shenja jete brenda banesave apo automjeteve të tyre teksa tentonin të largoheshin.

Shkaqet e zjarreve deri tani raportohet se janë kryesisht natyrore, dhe autoritetet me përfshirjen edhe të FBI-së kanë hedhur poshtë thashethemet e nxitura nga rrjetet sociale se ato po provokohen në mënyrë të koordinuar nga ekstremistë të krahëve të ndryshëm politikë.

Për shkak të shpyllëzimeve në masë të gjerë, autoritetet kanë paralajmëruar rreziqet e rrëshqitjeve të dheut në zonat e prekura teksa afron stina e dimrit dhe shirat që e shoqërojnë.

Të fundit

Zbulohet antitrupi që neutralizon koronavirusin

Shkencëtarët në Fakultetin për Mjekësi të Universitetit të Pittsburghut kanë thënë se kanë arritur sukses, lidhur me trajtimin dhe parandalimin e mundshëm të koronavirusit. Hulumtuesit pr

Si reagojnë shenjat e horoskopit kur u vjen “në majë të hundës”

Të gjithë kemi mënyrën tonë të reagimit kur jemi me nerva, ose kur na vjen në majë të hundës. Dikush mund të bëhet shumë agresiv, ndërsa dikush tjetër mund të përdorë metodën e agre

Pse asnjë ushtri në botë nuk mund të krahasohet me atë amerikane

Arsyeja kryesore:Armët e ushtrisë amerikane, janë ndër më të mirat në botë. Kur është fjala për armë vdekjeprurëse, ushtria amerikane nuk ka asnjë lloj mungese në inventar. Disa prej ty

Dhjetë metodat se si të jeni më të lumtur

Të jesh i lumtur është thelbësore për një jetë të përmbushur. Një studim i fundit ka treguar se të jesh i lumtur zvogëlon mjerimin më shumë sesa të kesh më shumë para. Kjo për faktin

Parashikim i motit për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t’i takojnë shtresës së mesme dhe të lartë të Troposferës. Temperaturat m

Gjenden mbetjet e anijes luftarake të mbytur nga 1644

Arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e një anije luftarake gati 400-vjeçare që ishte fundosur afër qytetit bregdetar danez të Rodbyhavn. Me shumë gjasë janë rrënojat e anijes ”Delmen

Info Tjera