Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/20200525_175028-scaled.jpg

Ky do të jetë moti për sot dhe nesër



Ditën e premte një ciklon i fuqishëm do të zhvillohet mbi Italinë veriore, e gjatë natës në mes së premtes dhe së shtunës do të kalojë edhe mbi rajonin tonë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë parashihen të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive, të shoqëruara edhe me bubullima.

Me kalimin e këtij cikloni mbi vend do të shtrihen masa më të ftohta ajrore, të cilat zbresin temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare, duke sjell kështu një mot tipik vjeshtor, paralajmëron PW.

Sipas PW, një tjetër ciklon i dytë pritet të depërtojë ditëve të para të javës së ardhshme duke favorizuar sërish mundësi për reshje të shiut, derisa temperaturat mbeten të ulëta nën 20C.

Parashikimi për 25 dhe 26 shtator:

25.9.2020 – Në mëngjes kryesisht me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Ditën vranësirat do të shtohen, me mundësi për reshje lokale shiu.

Në mbrëmje vonë reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 26C, e në vise malore 9 deri 18C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe juglindja 4-12m/s, me hove edhe deri në 15m/s. Indeksi UV: 4.

26.09.2020 – Herët në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi.

Ditën më freskët, pjesërisht vranët dhe me erë.

Kohë pas kohe pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu edhe me bubullimë.

Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 12C deri 19C, e në vise malore 8C deri 12C.

Do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 6-12m/s, e nga Dukagjini me hove edhe deri në 17m/s. Indeksi UV: 5.

Të fundit

Raca më e famshme e qenit në botë

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen

Në natën mes 24 dhe 25 tetorit kthehet ora diellore, por mund të jetë për herë të fundit

Dy gjëra janë tashmë të qarta. E para që pas pak ditësh, pikërisht në natën mes 24 dhe 25 tetorit, kthehet ora diellore (pra akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, duke na dhënë mundësi

Eksperti amerikan: Po vjen koha më e errët e pandemisë së COVID-19!

SHBA-të, jo vetëm që kanë më së shumti raste të infeksionit me koronavirus në botë, por gjithashtu zënë vendin e parë për nga numri i vdekjeve të lidhura me virusin e rrezikshëm. Por nj

Studim: Vajzat nuk postojnë “selfie” pa e modifikuar

Një e treta e vajzave të reja në moshën 11 deri 21 vjeç nuk postojnë një ‘selfie’ në rrjetet e tyre sociale pa modifikuar pamjen e tyre. Këtë thotë një studim i kryer së fundmi. Sipas

Karkaleca me salcë qumështi

Përbërësit: karkaleca sipas sasisë që dëshironi; 1 thelb hudhre; 1 lugë filadeldia; 1/2 gotë qumësht; kripë. Përgatitja: Në një tigan me zjarr të ngadaltë skuqim thelbin e hudhrës të

Shenja më me fat

Dashi – Ndërhyrja juaj në kohë ndaj dikujt që duket si indiferent do të vlerësohet. Një koleg do t’ju bashkohet për të punuar së bashku drejt një qëllimi të përbashkët. Do t

Info Tjera