Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/love.jpg

Marrëdhënia “e përsosur” nuk ekziston



Shumë çifte i drejtohen specialistit vetëm për të konfirmuar se kanë të drejtë dhe të tjerët për të gjetur një aleat në “luftën” që po përjetojnë në marrëdhënien e tyre.

Unë do të thoja që një ndarje është po aq e vështirë sa përpjekja për t’u rilidhur.

Disa çifte fillojnë me probleme por përsëri vendosin të vazhdojnë lidhjen e tyre ndërsa te të tjerët, pas disa vitesh fërkimi, flluskat shfaqen më vonë.

Por pak çifte vendosin të konsultohen me një specialist. Arsyeja?

Zakonisht njëri nga të dy nuk dëshiron as sepse mendon se mund të përballet vetë me problemet e marrëdhënies së tij ose sepse shpesh ka frikë të mos gjen telashe ose se mos humbet partneren e tij.

Arsyeja pse shumë çifte kanë probleme gjatë bashkëjetesës nuk është aq e thjeshtë.

Është normale që të shfaqen pengesa, mosmarrëveshje dhe vështirësi, por kur çifti nuk mund të komunikojë dhe t’i trajtojnë së bashku ato, atëherë bëhen probleme.

Marrëdhënia “e përsosur” është më tepër inekzistente.

Por si mund të kemi një marrëdhënie të mirë me partnerin tonë? Mendoj se 3 janë përbërësit e saj themelorë, barazia në marrëdhënie, komunikimi dhe mirëkuptimi i dashurisë.

Shumica e njerëzve e kanë të vështirë të kenë një marrëdhënie të barabartë që do të thotë “jep e merr” sepse për shkak të frikës dhe pasigurisë ata hyjnë vetëm në një rol.

Por një person që jep vazhdimisht në marrëdhënie pa marrë në një moment do të ndihet i mashtruar dhe i tradhtuar.

Komunikimi siguron harmoni, duke diskutuar nevojat dhe ëndrrat tona, na afron dhe ne e njohim më mirë partnerin tonë.

Dashuria dhe mirëkuptimi krijojnë ndjenja sigurie dhe shoqërimi.

Megjithatë, një faktor tjetër kryesor në një marrëdhënie të mirë me partnerin tonë jemi ne dhe sa mirë e njohim veten.

Shumë fillojnë një lidhje dhe gjatë procesit zbulojnë se kanë nevoja të ndryshme.

Ndershmëria me veten tonë është shumë e rëndësishme, ne nuk jemi të gjithë të detyruar të bëjmë “shoqëri të pranueshme”.

Kryesisht u referohem rasteve kur dikush zbulon se është homoseksual, ose që nuk dëshiron të ketë një familje.

Atëherë, çfarë mund të na ofrojë terapia e çifteve?

Terapisti përqendrohet në atë që çifti të arrijë të flasë për atë që duan të thonë pas grindjeve, qëllimi është që çifti të flasë për pritjet e tyre, nevojat e tyre, ndjenjat e tyre.

Të mësojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë konstruktive por edhe të përballen me probleme seksuale, çështje të pabesisë, etj.

Terapisti do të vendosë kushte të reja komunikimi në zyrë pa ironi dhe komente poshtëruese, ndërsa roli i tij nuk është të bëhet aleat me njërin nga të dy.

Rezultati është që çifti do të mësojë mënyra të reja të sjelljes dhe marrëdhënies me partnerin e tij, pasi shumë herë ne riprodhojmë në marrëdhëniet tona, marrëdhëniet e prindërve tanë.

Sidoqoftë, terapia e çiftit nuk mund të detyrojë dy persona që nuk kalojnë një kohë të mirë së bashku të vazhdojnë të jenë së bashku.

Shpesh ndarja është zgjidhja më e mirë për të dy, në këto raste është e rëndësishme zhvillimi i qetë i marrëdhënies, që ajo të zhvillohet pa probleme e pa mosmarrëveshje ligjore dhe konteston në diçka që dëmton si veten edhe fëmijët nëse ekzistojnë.

Të fundit

Këshilla për grim për femrave që kanë sy më të vegjël

Nëse keni sy të vegjël, grimi dhe theksimi i tepërt mund të kenë efektin e kundërt dhe sytë atëherë duken edhe më të vegjël Për të shmangur këtë, zbatoni këshillat e mëposhtme. Mos

Horoskopi për ditën e sotme

Dashi Mos nxitoni për ndonjë vendim të ri financiar, pasi kjo mund të dëmtojë perspektivat tuaja në të ardhmen. Ju mund të merrni një dhuratë të papritur nga një mik apo i afërm. Shmangn

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Info Tjera