Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/6faa7369-bride-and-groom-getty-scaled.jpg

Martesat në kohë pandemie



Si për pothuajse çdo aspekt të jetës, pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në ceremonitë martesore.

Shumë çifte amerikane u detyruan të anulojnë dasmat e tyre, për të shmangur përhapjen e virusit në tubime të mëdha.

Por jo të gjithë ndoqën këtë rrugë.

Disa të tjerë po i mbajnë ato, megjithëse me shumë më pak të ftuar.

Ashley Schaar dhe Austin Butterfield kishin planifikuar që këtë moment ta ndanin me shumë familjarë e miq.

Por, COVID-19 pamundësoi këto plane.

Ndryshe nga shumë amerikanë që anuluan ceremonitë ose ndërruan datën, çifti nga Miçigani zëvendësoi dasmën me një mini-dasmë të re, me vetëm pesë të ftuar.

“Ishte e përkryer. Ndonëse kishim planifikuar dasmë shumë të madhe, kjo ceremoni doli të jetë gjithçka që kam dashur. Nuk mund të jem më e lumtur se kaq”, tha Ashley Butterfield, e martuar.

Sipas të dhënave në faqen e planifikimit të dasmave “The Knot”, përpara se pandemia të ndryshonte jetët e njerëzve, 20 deri në 30 mijë dasma janë mbajtur çdo fundjavë në Shtetet e Bashkuara.

Ata thonë se më shumë se 55 mijë dasma ishin planifikuar për prill, maj dhe qershor të këtij viti.

Faqja njofton se në nivel vendi, 93 për qind e çifteve po ndryshojnë datat, ndërsa vetëm 7 për qind po i anulojnë ato.

Përpara pandemisë dasmat me 130 të ftuar kushtonin afër 34 mijë dollarë.

Ndërsa një dasme e vogël si kjo në fermën “Zingerman’s Cornman” kushton vetëm 2 mijë dollarë.

“Mësuam për dasmat e vogla pasi kërkuam në google, pas panikut që na kaploi nga anulimi i dasmës që kishim planifikuar për në dhjetor. Ndihemi me fat që gjetëm vend sepse kërkesat ishin të shumta”, tha e sapomartuara Ashley Butterfield.

Por çifti shqetësohet se ç’mendojnë të ftuarit që ishin parashikuar për dasmën e madhe.

“Shumë familjarë dëshironin të ishin me ne dhe nuk e kuptonin se dasma e vogël nënkupton tubim shumë i vogël. Por pasi të shohin fotografitë besoj se do ta kuptojnë dhe do të jenë të lumtur për ne”, tha Ashley Butterfield.

Dasma e vogël nëfermë zgjati një orë e gjysmë.

Çmimi përfshinte altarin, lulet, fotografitë, ceremoninë e kurorëzimit, ëmbëlsirën dhe shampanjën.

Çifti kishte të drejtë të ftonte jo më shumë se tetë pjesëmarrës.

Të fundit

Si ti mbajmë vetullat e drejta

Përderisa vetullat e harkuara janë të shkëqyeshme kur bëhet fjalë për strukturimin e fytyrës, harqet e larta të vetullave ndonjëherë mund të gabohen, posaçërisht kur i mbushni ato. Ky pr

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

5 gabimet që i shkatërrojnë shumicën e lidhjeve

Lidhjet janë një temë shume sensitive dhe është shumë lehtë për ti shkatrruar përgjithmonë. Bombardimi konstant me këshilla, menquri, dhe storie për lidhjet perfekte ndonjëherë e bën s

Arkitekti italian kërkon të ndërtojë qytete me 1 milion pemë

Arkitekti italian Stefano Boeri ka nisur një fushatë globale për të promovuar pylltarinë urbane. Boeri ka shprehur dëshirën për të parë më shumë pyje dhe pemë në qytete, me qëllim uljen

Horoskopi i së dielës

Dashi-Hëna dhe Venusi do të kalojnë tranzit në shenjën tuaj, duke favorizuar momentet e pasionit. Në punë vlera juaj nuk do të vihet në diskutim, ndërsa nga pikëpamja ekonomike, situata nuk

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Info Tjera