Modë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/06tmag-trendsuits-superJumbo-e1614607761186.jpg

Këto detaje të thjeshta në pamjen tuaj ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë



Ikona e famshme e modës Coco Chanel dikur tha: “Asgjë nuk e bën një grua të duket më e vjetër se sa shtrenjtësia dhe komplikimet”, shkruan “BrightSide”.

Ky citim ka një rëndësi të veçantë edhe në ditët e sotme, pasi aksesorët e thjeshtë janë trend. Ne kemi renditur disa gjëra që e bëjnë një femër të duket shumë më të vjetër se sa është, transmeton lajmi.net

Stilimi i flokëve në mënyrë perfekte

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Stilimi përfekt dhe me shumë llak mund t’ju kthejnë pas në vitet ’80 dhe ’90. Sot, gratë përdorin metoda më progresive kur bëhet fjalë për flokët. Është më mirë të dukeni me flokët origjinalë, pasi ju bën të dukeni më natyrale.

Flokë shumë të errët ose flokë bjondë shumë të verdhë

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Flokët tepër të errëta mund të krijojnë një lloj hijezimi rreth fytyrës që do të nxjerrë në pah ndryshimet e lidhura me moshën. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e verdhë: ato i bëjnë flokët të duken të djegura dhe të çrregullta.

Këpucë dhe aksesorë prej lustrafine

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Elementë të tillë që reflektojnë dritën ju kthejnë në të kaluarën për sa i përket bukurisë. Materiali trend për këpucët në ditët e sotme është kamoshi.

Bizhuteri të lira

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Vathët plastike, unazat, gjerdanët dhe pjesët me shumë ngjyra duken bukur tek adoleshentët, por është një ide e keqe për gratë më të mëdha në moshë. Aksesorë të tillë i bëjnë gratë të duken më të moshuara.

Një stil shumë konservator

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Të jesh konservator është një ide e mirë për një event serioz. Por në përditshmëri, duhet të eksperimentoni, për shembull vishni pantallona klasike me atlete. Nuk ka nevojë të ndiqni standardet e modës nëse nuk doni të dukeni si të tjerët. /Lajmi.net/

Të fundit

Pranvera dhe vera i kërkojnë vetëm këto ngjyra

Përpara na presin të ngrohta, me diell dhe tjetër energji. Pranvera vjen me diell, ditë të zgjatura dhe me shumë, shumë ngjyra!. Ndryshe duam të themi që këtë sezon mos shpenzoni para për

Si të krijoni një garderobë me gjëra që mund t’i vishni përgjithmonë

E kemi thënë dhe përsëritur disa herë që moda do bëjë xhirot e saj nga trendi në trend dhe në fund kthehet sërish në bazë: tek gjërat që s’njohin kohë!. Tendenca për t’u kthyer te

Më shumë se klasikja zi-bardhë

Kombinimet zi-bardhë tani janë të pasuruara me tufne, trekëndësha, katrorë, rrathë, vija… Reduktimi i veshjes në vetëm një apo dy ngjyra mund të duken dukshëm imagjinative, me kusht që

Fundi tulipan trendi i kësaj vere

Elegante, të pajisura me hijeshi dhe bukuri: fundet e tulipanit janë gati të vishen me ardhjen e sezonit të ngrohtë. Modeli i bën ato unike, sepse na kujton formen e lules së njohur: është e

Dua Lipa frymëzohet nga stili i Kate Middleton

Edhe pse duhet të ndjekin një protokoll veshjeje, me kalimin e viteve zonjat mbretërore na kanë treguar se janë  fashioniste të vërteta, duke u bërë frymëzim për të gjithë. Padyshim, nj

Nuk hiqni dorë nga e zeza? Këto ngjyra do t’ju ndryshojnë mendim

Të gjithë fiksohemi pas ngjyrës së zezë, sidomos në stinën e ftohtë të dimrit. Ka nga ata persona që i qëndrojnë besnik të zezës pothuajse në çdo sezon. Por ekzistojnë disa nuanca që

Info Tjera