Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/bora-kosove.jpg

Mot i ftohtë dhe me borë



Moti parashikohet të jetë shumë më i ftohtë këtë fundjavë me mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.

Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Prishtina Weather mot i ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme, megjithëse me më shumë intervale me diell nga dita e martë.

Në pjesën e dytë të javës rryma më të ngrohta ajrore, më pas mundësojnë rritje të temperaturave, e në fundjavë me mundësi edhe për reshje shiu.

Ditëve të fundjavës, mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, që mban ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.

Orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

E në fillim të javës koncentrimi i ndotësve do të jetë më i rritur, e në këtë rast indeksi do të mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

16.01 – Mot i ftohtë, me erë dhe vranësira të ndryshueshme, herë-herë edhe me rrebeshe të dobëta bore.

17.01 – Shumë ftohtë, kryesisht me vranësira. Orëve të mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

18.01 – Mot shumë i ftohtë, pjesërisht me vranësira. Herët në mëngjes me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. Pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.

19.01 – Mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

20.01 – Ftohtë, kryesisht me kthjellime dhe diell gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit vijojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimalet zbresin në -4C, e deri nga mesi i javës së ardhshme rriten deri në 1C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Info Tjera