Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/portrait-beautiful-young-asian-woman-walk-beach-sea-ocean-with-smile-happy-relax_74190-8301.jpg

Në çfarë moshe vetbesimi ynë arrin kulmin?



Gjatë adoleshencës të gjithë ndjejmë një pasiguri në vete e cial shpesh herë na shkakton ankth dhe frikë. 

Teksa rritemi shohim që ndjesia e vetëbesimit rritet.

Mirëpo, nga nëj studim i bërë nga ekspertët  me 165,000 pjesëmarrës, u arrit në përfundimin se niveli i vetëbësimit në të 20-at tonë nuk është ai më i larti.

Cila është kjo moshë?

Vetëbesimi fillon të krijohet dhe rritet nga mosha 4-11 vjeç.

Një nga arsyet është se fëmijët nisin të ndihen gjithnjë e më shumë të pavarur gjatë këtyre viteve.

Fillojnë t’i bëjnë gjërat vetë, janë më kureshtarë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë tek vetja.

Gjatë adoleshencës, niveli i  vetëbesimit nuk ndryshon.

Madje, ka disa studime më të vjetra në kohë që thonë se gjatë kësaj periudhe vetëbesimi tek adoleshentët fillon të bjerë.

Ndryshimi i ambientit të shkollës, ndryshimet fizike dhe emocionale ndikojnë ndjeshëm tek siguria dhe vetëbesimi.

Nga mosha 15 vjeç e sipër, vetëbesimi nis dhe rritet në mënyrë drastike përgjatë gjithë periudhës së rritjes.

Gjatë kësaj kohe ne zhvillojmë më mirë cilësitë e karakterit tonë, jemi më të përgjegjshëm për çfarë bëjmë dhe themi, më të qëndrueshëm emocionalisht dhe marrim role të caktuara në shoqëri.

Përfshirja në një lidhje, fillimi i një pune apo prindërimi janë ngjarje që na bëjnë të maturohemi dhe rrjedhimisht, përmirësojnë sigurinë në vete.

Në ç’moshë vetëbesimi arrin kulmin?

Nga mosha 60-70 njeriu është në kulmin e vetëbesimit të tij.

Pas kësaj moshe nis rënia dhe studimet kanë treguar se në të 90-at ulet ndjeshëm.

Kjo lidhet e faktin që shumica e njerëzve mund të kenë humbur partnerin/en apo rolet e tyre sociale.

Fatkeqësisht, kjo mund të shkaktojë edhe depresion, a-po çrregullime të tjera që dëmtojnë mirëqënien.

Nivelet e vetëbesimit mund të ndryshojnë.

Sigurisht një ndjesi e tillë s’është gjithmonë në të njëjtin nivel, pasi varet nga ngjarjet që ndodhin në jetën tonë.

Suksesi në punë, në jetën personale, eksperiencat stresuese dhe gjithçka tjetër ndikojnë në sigurinë tek vetja, prandaj moshat e lartpërmendura nuk vlejnë njësoj për këdo.

Të fundit

Keni probleme me majat e flokëve, ndiqni këto udhëzime

Thënia se flokët janë gjysma e bukurisë është aq e famshme sa është kthyer në një fakt të mirëfilltë. Kujdesi për flokët zë një pjesë të rëndësishme të ditës dhe të shpenzimeve

5 ushqime që duhet ti konsumoni gjatë vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës, të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet m

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor

Moti për sot

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në mëngjes në ultësira paras

Horoskopi i datës 21 tetor

Dashi – Në vend që të ndiqni rutinën, jeni të etur për më shumë larmi. Për shkak të kësaj ju mund të jeni duke bërë një udhëtim të shkurtër në një vend që mban kujtime të b

Raca më e famshme e qenit në botë

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen

Info Tjera