Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/coronavirus-covid-19-1-810x524-1.jpg

Nëntë mitet mbi Covid-19, që vështirë se do të zhduken ndonjëherë



Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin e ri, ajo po ndeshet në të njëjtën kohë edhe me një lloj tjetër epidemie:dezinformacioni.

Kjo “infodemi” është po aq e dëmshme sa vetë Covid-19, pasi i ka nxitur njerëzit të minimizojnë egërsinë e sëmundjes, dhe të injorojnë këshillat e autoriteteve, në favor të trajtimeve apo “kurave” të paprovuara shkencërisht.

Një studim i fundit nga fondacioni “John S. & James L.Knight” dhe Gallup, zbuloi se 4 në 5 amerikanë thonë se përhapja në internet e dezinformacioneve, është problemi më i madh me të cilin përballet media.

Ja cilat janë disa nga gënjeshtrat më të njohura mbi pandeminë:

Miti Nr.1: Koronavirusi i ri u krijua në një laborator në Kinë

Për shkak se patogjeni u shfaq fillimisht në Vuhan të Kinës, presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar – pa prova – se ai e ka origjinën nga një laborator atje.

Madje disa teoricienë të konspiracioneve, kanë spekuluar se virusi i krijua enkas si një armë biologjike, edhe pse kjo është mohuar nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Duke reaguar ndaj thirrjeve për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, Kina ka ftuar studiues nga Organizata Botërore e Shëndetit që të hulumtojnë mbi këtë çështje.

Por provat e deritanishme, sugjerojnë që SARS-CoV-2 nuk u krijua në ndonjë laborator.

Miti Nr.2: Elitat e pasura e përhapën me qëllim virusin, për të pasur më shumë para dhe pushtet

Në një video që qarkullon në internet me titull “Plandemic”, dhe një libër me bashkautore mjeken Xhudi Mikovic, që dikur botoi një studim mbi sindromën e lodhjes kronike, pretendon se drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive Entoni Fauçi dhe bashkë-themeluesi i “Microsoft”, Bill Gejts, e kanë përdorur ndikimin e tyre për të përfituar nga sëmundjet.

Videoja u shpërnda gjerësisht nga kundërshtarët e vaksinimit, dhe grupi i teorive të komplotit “QAnon” në internet.

Ai u pa më shumë se 8 milionë herë në YouTube, Facebook, Twitter dhe Instagram para se të hiqej nga këto platforma për shkak të pretendimeve të saj të rreme.

Miti Nr.3: Covid-19 nuk është më i keq se sa gripi i zakonshëm

Që në ditët e para të pandemisë, Donald Trump, ka pohuar vazhdimisht se sëmundja nuk është më e rrezikshme sesa gripi sezonal.

Edhe pse shkalla e saktë e vdekshmërisë së Covid-19 është e vështirë të përcaktohet, epidemiologët dyshojnë se ajo është shumë më e lartë se sa ajo e gripit të zakonshëm.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vlerësojnë se gripi shkakton 12.000-61.000 të vdekur në vit.

Ndërkohë deri tani, Covid -19 ka shkaktuar më shumë se 180 mijë të vdekur vetëm në SHBA.

Shumë njerëz kanë një imunitet të pjesshëm ndaj gripit, për shkak të vaksinimit apo infeksioneve të mëhershme, ndërsa shumica e botës nuk ka rënë ende në kontakt me Covid-19.

Miti Nr.4: Nuk keni nevojë të mbani maskë

Megjithëse në fillim OBSH-ja ishte disi konfuze, tani ka një konsensus të madh midis autoriteteve të shëndetit publik, mbështetur nga studime të shumta, se mbajtja e maskave në fytyrë mund të kufizojë transmetimin e koronavirusit.

Por, pavarësisht provave studimore, shumë njerëz refuzojnë ende të mbajnë maskë, duke e konsideruar këtë gjë një shkelje të të lirive civile.

Guvernatori i Xhorxhias në SHBA, Brajan Kemp shkoi aq larg, sa firmosi një urdhër ekzekutiv që i ndalon autoritetet vendore të imponojnë zbatimin e kësaj mase sigurie.

Ai paditi në gjykatë kryebashkiaken e qytetit të Atlantës, Keisha Botoms, edhe pse më vonë  u tërhoq prej saj.

Miti 5: Hidroksiklorokina, është një ilaç efektiv kundër Covid-19

Kur një studim i kufizuar në Francë, dhe që sot është shumë i kritikuar, sugjeroi që ilaçi kundër malaries mund të ishte efektiv në trajtimin e sëmundjes, presidenti amerikan Trump dhe të tjerët e shfrytëzuan rastin, duke e promovuar përdorimin e saj masiv, pavarësisht provave në rritje se përfitimet nuk ishin dhe aq të mëdha sa mendohej në fillim.

Nën presionin e Trump, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi në fillim përdorimin e saj, por më vonë u tërhoq për shkak të rrezikut të shkaktimit të dëmeve anësore serioze në zemrën e të sëmurëve me Covid-19.

Miti Nr.6: Protestat publike sjellin shtimin e rasteve

Kur mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve amerikane në fund të muajit maj dhe fillimin e qershorit, për të protestuar kundër vrasjes nga policia të afro-amerikanit Xhorxh Floid, disa njerëz pretenduan se tubimet masive do të shkaktonin një shtim të madh të rasteve me koronavirus.

Një studim mbi protestat në 315 qytetet më të mëdha në SHBA nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, nuk gjeti prova se ato çuan në më shumë raste me Covid-19 apo edhe vdekje.

Madje fakti që protestat janë zhvilluar në mjedise të hapura, ku rreziku i transmetimit është shumë më i ulët, dhe ku protestuesit mbanin kryesisht maska, ka të ngjarë të ketë parandaluar përhapjen e Covid-19.

Miti Nr.7: Rastet shtohen për shkak të shtimit të testimeve ditore

Donald Trump ka pretenduar shpesh se shtimi i rasteve me koronavirus, është pasojë e shtimit të numrit të njerëzve që testohen.

Ai tha në një rast:”Nëse nuk testojmë… s’do të kemi thuajse asnjë rast!”. Nëse ky skenar do të ishte i vërtetë, ne do të prisnim që përqindja e atyre që rezultojnë pozitivë me Covid-19 të binte.

Por analiza të shumta kanë treguar të kundërtën. Numri i rasteve është rritur në shumë shtete me shpërthime të mëdha epidemike (si Arizona, Teksasi dhe Florida), ndërsa ka rënë në ato shtete që kanë kontrolluar valët e tyre epidemike (si Nju Jorku).

Miti Nr.8: Ne mund ta arrijmë “imunitetin e tufës”, vetëm duke lejuar përhapjen e lirshme të virusit në popullatë

Ekspertët vlerësojnë se për të arritur “imunitetin e tufës”, duhet të preken nga koronavirusi afro 60-70 për qind e njerëzve.

Por duke pasur parasysh shkallën relativisht të lartë të vdekshmërisë së kësaj sëmundje, lejimi që virusi të infektojë sa më shumë individë, mund të shkaktojë miliona të vdekur.

Një tragjedi  tillë ndodhi gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, në të cilën mendohet se vdiqën rreth 50 milionë njerëz.

Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 në Britaninë e Madhe është ndër më të lartat në botë.

Ndërkohë Suedia, ka pasur më shumë vdekje se vendet fqinje, dhe pësuar dëme serioze në ekonomi, pavarësisht se nuk u fut në karantinë.

Miti Nr.9: Çdo vaksinë do të jetë e pasigurt, dhe një rrezik më i madh sesa prekja nga Covid -19

Tek “Plandemic”, Mikovic pretendon se çdo lloj vaksine kundër Covid-19 do të “vrasë miliona” njerëz, dhe se vaksina të tjera e kanë bërë këtë gjë më herët (në fakt, vaksinat shpëtojnë miliona jetë çdo vit).

Një tjetër teori konspirative, pretendon se Bill Gejt ka një plan të fshehtë për t’i përdorur vaksinat si një mënyrë për të vendosur mikroçipe në trupa e njerëzve.

Gejt e ka hedhur poshtë këtë akuzë, e cila nuk bazohet në prova. Shumica e amerikanëve e mbështesin ende vaksinimin, por zërat kundërshtues janë në rritje.

Një sondazh i fundit i Gallup, zbuloi se 1 në 3 amerikanë nuk do të pranonte të vaksinohej kundër Covid-19.

Ka plot arsye për të qenë të kujdesshëm në lidhje me sigurinë e një vaksine të re, por nevoja për maturi është arsyeja pse vaksinat kandidate kryesore, po testohen në shkallë të gjerë prej deri në dhjetëra mijëra njerëz, për të përcaktuar sigurinë dhe efikasitetin e tyre.

Të fundit

Domate të mbushura

Përbërësit 6 copa bukë tosti me gjalpë 2 Thelpinjë hudhre 30gr Gjalpë e ëmbël Piper 10 Domate 250gr Dajth Mozzarella 8 bishta (copë) barishtesh të llojllojshme Përgaditja Preni gjalpën n

Horoskopi i së dielës

Dashi – Këtë të diel do të keni një nevojë në rritje për të thënë atë që mendoni, pa u shqetësuar shumë se si do të reagojë personi tjetër. Viti që vjen do të jetë plot prem

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet. Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet. Sipas Indeksit të Cilë

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Cila dhuratë i pëlqen më shumë një gruaje

Ajo që një grua kërkon në një marrëdhënie është respekti, besnikëria dhe reciprociteti.   Është shumë e zakonshme të shohësh burra që shpenzojnë pasuri në bizhuteri, veshje, parfume

Pulë e pjekur

Përbërësit: 1 Pulë e ngrirë (1kg) 100gr Gjalpë 2 Lugë çaji kripë 6 Tufa erëza të ndryshme 1 Lugë çaji piper i zi 1 Lugë gjelle mëlmesa perimesh 1 Hudhër 2 Kupa prasë e grirë 2 Kupa s

Info Tjera