Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/ndarje.jpg

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza



Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj.

Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza.

Nëse s’ju duken të njohura skenaret më poshtë, s’keni përjetuar një ndarje të mirfilltë. Akoma të paktën.

Shok: Çfarë dreqin ndodhi?
Gjendja e shokut është teknika natyrale e trupit për të përballuar dhimbjen.

Kështu që kur marrëdhënia juaj përfundon, ju nuk doni të përballeni me atë që vjen më vonë.

Mund të jetë shumë e frikshme ose shumë konfuze. Kjo gjendje mosbesimi mund të zgjasë minuta, javë ose edhe muaj, nëse ndarja është vërtet e papritur.

Gjatë kësaj faze nuk duhet të shqetësoheni nëse përjetoni probleme me frymëmarrjen apo me gjumin.

Mohimi: Jo nuk po ndodh!
Mohimi është mënyra se si ju refuzoni të pranoni realitetin apo ndjenjat.

Nëse ju nuk pranoni ndarjen, atëhere kjo do të thotë që lini vend dhe hapësirë për një ribashkim të mundshëm.

Izolimi: Dua ta kaloj me veten time!
Sapo të keni pranuar ndarjen, nis një tjetër fazë e dhimbshme.

Do keni të bëni me zhgënjimin dhe pikëpyetjet se ku dështoi marrëdhënia juaj.

Mendimet tuaja mund të jenë të paorganizuara dhe një kaos i vërtetë.

Nuk do keni asnjë dëshirë për të bërë gjëra, madje do flini ditë të tëra, pa bërë asnjë aktivitet.

Do duhet ta kaloni edhe fazën e të qendruarit në errësirë, duke ngrënë akullore ose patatina!

Urrejtja: “Të urrej sepse më theve zemrën”
Në këtë fazë, ndjenjat shkojnë nga trishtimi tek zemërimi.

Jeni të acaruar me veten tuaj për gabimet që bëtë, por të xhindosura me partnerin për gabimet e tij.

Do ta gjeni veten duke djegur fotografi, apo duke e sharë tek miqtë.

Bëni kujdes sepse kjo është faza kur gabohet më shumë!

Pendesa: Si ta kthej mbrapsht?
Ky është momenti kur ose vuani humbjen e tij, ose mundoheni të gjeni se çfarë bëtë gabim dhe që shkaktoi ndarjen.

Ndonjëherë, nën efektin e mërzitjes, mund të bëni veprime ekstreme për ta kthyer mbrapsht, apo për të negociuar me të gabimet që ka bërë.

Depresioni: Nuk do ta harroj kurrë!
Deri tani, nuk e kishit kuptuar seriozitetin e humbjes dhe ky është momenti që nisni e reflektoni.

Në këtë pikë, ju vjen në mendje koha që kalonit kur ishit të lidhur e detaje të tjera si këto.

Mund të jetë pak e vështirë që të lini shtratin, madje mund të ndieni dhe dhimbje trupi, por që me kalimin e kohës, do të zbehen.

Pranimi: E kuptoj përse ishim bashkë, përse u ndamë dhe nuk ka problem, do kalojë.
Faza kur e pranoni ndarjen bën që për gjithë të tjerat t’ia vlejë barra qeranë.

Më në fund, do ndiheni e çliruar dhe do të kuptoni se nuk mund të kapeni tek e shkuara. Dielli do të ndriçojë dhe ju do ndiheni mirë.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Horoskopi për ditën e sotme

Dashi Mund të jetë e vështirë të merresh me të gjithë informacionin që fluturon përreth jush sot. Mundohuni të mos i merrni gjërat shumë seriozisht, afrohuni ditës me pasion dhe kujdesuni

Info Tjera