Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/c3-3.jpg

Nuset janë gati, por pandemia i pengon të martohen



Meloditë e dasmave po luhen, vellot e bardha janë veshur dhe makiazhi duket për mrekulli, por këto nuse nuk kanë një ceremoni për të marrë pjesë.

Pandemia koronavirus ka bërë që dasmat në të gjithë botën të anulohen ose shtyhen, disa nga izolimi dhe të tjera për shkak të distancimit social dhe rregullit për një numër të kufizuar të ftuarish.

Kjo ka prishur planet e shumë çifteve dhe për pasojë ditën më të bukur të tyre. Një grup nusesh të zemëruara nga këto zhvillime zhvilluan një protestë të veçantë në Romë të Italisë, pranë “Fontana di Trevi”, kundër efekteve të pandemisë.

“Jam këtu për të protestuar pasi duhej të martohesha këtë vit, por nga pandemia nuk mund të gjeja një restorant, kështu që isha e detyruar ta shtyja për vitin tjetër. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë dhe të martohem vitin tjetër”, u shpreh një nga protestueset.

Dasmat u lejuan sërish të mbaheshin në Itali që prej 18 majit, por me shumë pak të ftuar. Mbajtja e maskave është e detyrueshme për të gjithë, madje edhe për çiftin, ndërsa nuk lejohet hedhja e buqetës apo orizit tradicional si dhe shoqërimi i nuses krah për krah nga babai në altar për shkak të distancimit social.

Të fundit

Mbajeni fytyrën e bukur me këto vitamina

Shumica prej nesh me siguri e njohim vitaminën C kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për ushqimin, por kur bëhet fjalë për lëkurën, gjërat mund të bëhen pak konfuze. Vitamina të ndrys

Efektet pozitive të çajit të kanellës në shëndetin tonë

Me origjinë nga Sri Lanka, çaji i kanellës është përdorur nga mjekësia orientale prej mijëra vjetësh për të kuruar të ftohtin, problemet me tretjen dhe spazmat dhe duke përmirësuar gjith

Doni të shkoni në plazh? Ndiqni këto këshilla

Për të gjithë asgjë nuk është më mirë se një ditë e ngrohtë në plazh. Pandemia këtë vit na bëri që të kufizohemi dhe të marrim masa drastike para se të shkojmë të pushojmë. Ne po

Kryeministrja e Finlandës u martua!

Në moshën 34-vjeçare, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, një nga më të rejat lidere të botës, u martuar me njeriun që ka ndarë jetën e saj për 16 vite, njoftoi kabineti i saj. ”Sanna

NASA: Krateri Jezero në Mars ngjason me liqenin Salda

Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Kozmike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA) ka thënë se ekzistojnë karakteristika të ngjashme gjeografike mes liqenit Salda, që ndodhet në qytet

Sheqerpare

Përbërësit për brumin e copave të sheqerpares (dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë doze): 125 g gjalpë i tretur i vakët 200 g sheqer 2 vezë 100 g miell misri i bluar

Info Tjera