Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/20201024_125350-scaled.jpg

Parashikimi i motit



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë deri ditën e premte.

Sipas institutit, reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë më 30 nëntor.

“Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit. Në fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake”, thuhet në njoftim.

Sa i përket motit në Shqipëri, instituti thotë se atje parashihet të ketë ndryshime më të theksuara nga java paraprake.

“Në viset e ulëta parashihen reshje të intensitetit të ulët, ndërsa në viset malore mbi 800m parashihen reshje bore, kryesisht në zonat e veriut dhe verilindjes. Do të ketë erë me shpejtësi maksimale deri 22m/s. Temperaturat minimale atje do të ulën deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditës parashihen të arrijnë maksimumet deri 17 gradë Celsius në jugë të Shqipërisë, ndërsa në veri të vendit, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë deri në 15 gradë Celsius. Mbi territorin tonë parashihet të fryjë erë nga veriu dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Popujt me ‘pijanecë’ në botë

Anglezët dhe Skocezët kryesojnë listën e ‘sa shpesh njerëzit dehen aq shumë saqë humbin ekuilibrin dhe të folurin’. Anketa Globale e Barnave (GDS) për vitin 2020 sugjeron që problemi i p

Lëngu i frutave po aq i pashëndetshëm sa pijet me sheqer?

Shumë organizata shëndetësore kanë lëshuar deklarata zyrtare duke inkurajuar njerëzit të zvogëlojnë marrjen e pijeve me sheqer dhe disa vende kanë arritur deri në zbatimin e një takse për

Çfarë tregon shenja juaj e zodiakut për inteligjencën?

Pavarësisht nëse jeni një Dash autoritativ ose një Gaforre e kujdesshme, çdo shenjë e zodiakut ka tiparet e saj tërheqëse. Këto matje astrologjike mund të parashikojnë gjithçka, nga pajtue

Nuk hiqni dorë nga e zeza? Këto ngjyra do t’ju ndryshojnë mendim

Të gjithë fiksohemi pas ngjyrës së zezë, sidomos në stinën e ftohtë të dimrit. Ka nga ata persona që i qëndrojnë besnik të zezës pothuajse në çdo sezon. Por ekzistojnë disa nuanca që

Horoskopi për sot

Dashi Përpjekjet tuaja për biznes do të jenë një aventurë. Rikujtoni se duhet kohë që çdo sipërmarrje e re të marrë hov dhe të lulëzojë. Përfshini krijimtarinë tuaj dhe së shpejti do

Vitamina që mbron zemrën

Infarkti i miokardit është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën dhe studiuesit po kërkojnë mundësi të reja trajtimi për të riparuar një miokard të dëmtuar. Fatkeq

Info Tjera