Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/astro-n-12.jpg

Parashikimi i yjeve për ju



Dashi
Stresi mund të jetë një problem i vërtetë për ju tani.

Marrëdhëniet jo të shëndetshme mund t’ju bëjnë të ndiheni në ankth.

Shkëputuni nga njerëz të cilët ju bëjnë mos ndiheni të vlerësuar.

Demi
Dëshira juaj për t’u argëtuar mund të përplaset me nevojën tuaj për të qenë përgjegjës.

Mund të luftoni për të gjetur një mënyrë me anë të së cilës të merrni më të mirën nga të dyja botët.

Partneri nuk do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të arrini atë që keni synuar të bëni.

Binjakët
Ndonjëherë ju keni dëshpërimisht nevojë të qëndroni vetëm.

Ju mund të mos dëshironi të ndryshoni asgjë nga rutina juaj.

Kjo është normale, pasi është mirë t’i pranoni gjërat ashtu siç janë.

Gaforrja
Mos u përpiqni të debatoni pa nevojë. Disa beteja mund të mos funksionojnë ashtu siç dëshironi.

Nëse është e mundur, caktoni një ditë dhe kohë tjetër për të zhvilluar një bisedë të vështirë.

Luani
Nëse dikush ju afrohet me një ide që duket brilante, merreni në konsideratë.

Por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se arsyeja përse ata kërkojnë përfshirjen tuaj është se duan të mbështesin pjesën më të madhe të rrezikut mbi ju. E doni diçka të tillë?

Virgjëresha
Mund të jetë e lehtë për ju të gjykoni veten tani.

Ju jeni hiper-kritikë për disa gjëra që lidhen me ju.

Punoni për vetë-faljen dhe jini të durueshëm ndërsa ndryshoni gjërat që dëshironi të përmirësoni.

Peshorja
Duke ditur që disa njerëz nuk e pranojnë lidhjen tuaj mund të bëhet një problem serioz.

Mund të ndiheni sikur keni nevojë të pohoni ose t’i jepni një ultimatum partnerit tuaj. Kjo mund të jetë një qasje e gabuar.

Mundohuni të trajtoni problemin, jo individin, dhe shikoni se çfarë mund të bëni për t’i bërë gjërat më mirë si ekip.

Akrepi
Flisni qartë që të tjerët t’ju kuptojnë, por mbani larg egërsinë në fjalët tuaja.

Mënyra se si e jepni mesazhin tuaj është pothuajse po aq e rëndësishme sa edhe vetë mesazhi.

Shigjetari
Mos ktheni mbrapsht asnjë mundësi duke menduar se mund të mos e përballoni.

Jo vetëm që do ia dilni, po edhe do të keni shumë sukses nëse ju kërkohet të merrni më tepër përgjegjësi.

Sigurohuni që edhe do të paguheni më tepër.

Bricjapi
Nuk keni pse jeni tepër i sjellshëm sot, pasi njerëzit me të cilët keni të bëni nuk do ta marrin mesazhin e tërthortë.

Nganjëherë duhet të jeni më i vrazhdë që punët të bëhen.

Ujori
Dita e sotme mund të jetë e favorizuar për transferta, spostime të vogla dhe pritje për para.

Duhet të përfitoni nga takimet fatsjellëse që krijohen papritur gjatë gjithë ditës.

Peshqit
Mos e teproni me faturat, ose në të kundërt do të hasni vështirësi në shlyerjen e tyre.

Mund të jeni pak shpërdorues me burimet që keni dhe nëse nuk bëni pak kujdes, problemet tuaja financiare vetëm do të përkeqësohen

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 15 tetor 2021

Dashi Ju jeni të prirur të ndiheni mjaft të tensionuar sot dhe ta fajësoni atë për mërzinë dhe pakënaqësinë me jetën tuaj të tanishme. Ju mund të kaloni një pjesë të madhe të mëngje

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Të çmendur apo të qetë, çfarë shoferi jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Jeni të qetë, të nxituar apo të kujdesshëm kur i jepni makinës? Gjithçka varet nga shenja juaj e horoskopit. Dashi: Të nxituar. Për ju makina nuk është vetëm një mjet transporti, por edhe

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Info Tjera