Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/8839550_1.jpg

Pse nuk duhet t’i ndash sekretet e tua me të gjithë



Mbaji sekretet për veten tënde.

Ekzistojnë njerëz të rrallë që i kuptojnë vlerat e sekreteve tona, por në botë ka edhe njerëz me gojë të madhe që mëzi presin të mësojnë diçka nga ne për ta ndarë edhe me persona të tjerë.

Ndaj, gjëja më e sigurtë është se miku që nuk të tradhëton kurrë, është heshtja.

Një ëndërr, një arritje, apo një rezultat pozitiv i yti nuk ka pse të ndahen me të tjerët për të qenë realë.

Mjafton thjesht të përjetohen, sepse jo të gjithë njerëzit janë të përgatitur për të marrë energji pozitive prej teje.

Ndjenjat e tua janë mjaft të çmuara për t’u ndarë me këdo.

Jeta jote është mjaft speciale për t’u ndarë me ata që nuk dinë ta vlerësojnë.

Ndaj, fol me të tjerët vetëm për gjërat që ke realizuar, jo për planet që ke për të ardhmen, apo për sekretet që nuk e ke sigurinë se ata do i mbajnë të fshehta.

Një aspekt tjetër se pse nuk duhet të hapesh me të tjerët për çdo gjë, është zilia.

Për fat të keq, jetojmë në një botë, në të cilën njerëzit duan gjërat që nuk i kanë.

Mund të ndodhë që ata të kenë zili dhe të prishin planet që ti ke, ndaj mos u hap me ta.

Mos u hap me të tjerët.

Mbaji gjërat me vlerë për veten tënde, sepse vetëm vetja nuk ka për të të zhgënjyer.

Vetvetja nuk ka për të tradhëtuar kurrë.

Nga ana tjetër, ka njerëz që të afrohen vetëm për të marrë sa më shumë të dhëna prej teje, për t’i përdorur më vonë kundër teje.

Duhet të tregosh mjaftueshëm zgjuarsi dhe të mos lejosh këdo të mësojë mbi jetën dhe sekretet e tua.

Sekretet që ke, të përkasin ty dhe lidhen me aspekte tepër të rëndësishme të tuat, ndaj nëse dikush i hap ato me të tjerët, me siguri do të lëndohesh.

Nëse do të doje t’ia tregoje të tjerëve, mund ta bëje edhe vetë, por persona të tillë e bëjnë duke fituar fillimisht besimin tënd dhe më pas i përdorin sekretet e tua për përfitimet e veta.

Ata mund t’ia thonë ato dikujt duke të bërë dëm ty, por mund të kenë njëfarë përfitimi vetjak dhe veprojnë kështu.

Pak ia ndjen për dëmin që të kanë shkaktuar, përderisa marrin atë çfarë donin të arrinin.

Të jesh i heshtur dhe t’i mbash sekretet për vete, është arritje dhe shumë pak veta e bëjnë diçka të tillë.

Nëse e thua diçka, duhet të marrësh parasysh se personi që ia thua, mund t’ia tregojë të tjerëve atë gjë.

Ndaj, nëse nuk do t’i hapësh vetes probleme, më mirë besoji vetëm vetes tënde dhe askujt tjetër…

Të fundit

Zgjidhja ideale për ta zëvendësuar kafenë

Pa një filxhan kafe në ditë nuk bëjmë dot, dhe dita-ditës po shtohen pretendimet se kafeja nxit ankthin dhe stresin tek disa njerëz. Ekspertët kanë përpiluar një listë me produktet që kan

Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift

Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini

Dilema e madhe e pazbardhur: Covid-19 është artificial apo natyror?

Që nga shpërthimi i parë epidemik i Covid-19 në Vuhan, hipoteza më e besueshme për shfaqjen e këtij koronavirusi të ri, ka qenë ajo e kalimi nga kafshët tek njeriu në një laborator, një g

Supë me brokoli

Përbërësit 500 gr brokoli 4 lugë gjelle vaj ulliri 2 thelpinjë hudhër ose 1 kokërr qepë 2 Patate 1 shkop mesatar selino Nenexhik Borzilok 800 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh Kripë Përga

Horoskopi për sot

Dashi – Në dashuri nuk priten lajme të mira nëse nuk merrni masa për të përmirësuar marrëdhënien. Në frontin e punës, ju me të vërtetë dëshironi të ndryshoni mjedisin tuaj: kusht

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Info Tjera