Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/the-time-fly-to-fast-feel-the-moment-of-love-clock_1280x800.jpg

Sa kohë duhet për të rënë në dashuri?



Ne flasim shpesh mbi “kiminë” midis 2 njerëzve, për “fluturat“ në stomak, apo për arritjen e dashurisë në fazën tjetër, ku jeni duke kontrolluar vazhdimisht Instagramin e tij apo të saj.

Por si lind në fakt dashuria e vërtetë?

Kjo mund të varet nga shumë faktorë. Së pari, ne e dimë që dy njerëz kanë më shumë mundësi të bien në dashuri nëse jetojnë afër njëri-tjetrit, dhe nëse e shohin shpesh njëri-tjetrin.

Kjo afërsi i bën njerëzit të kenë më shumë të ngjarë të krijojnë, dhe të ndërtojnë një marrëdhënie romantike.

Por, sa kohë mund t’u duhet njerëzve që të dashurohen?
Në aspektin shkencor, kjo është një pyetje tepër e vështirë për t’u përgjigjur.

Fatkeqësisht, edhe ekspertët nuk mund të vendosin një afat të saktë mbi këtë gjë.

Kjo është fushë e rrallë ku bien dakord shkencëtarët e të gjitha disiplinave:nuk ka një numër të caktuar ditësh, vitesh ose stinësh për t’u dashuruar.

“Ne duam një përgjigje të thjeshtë, por ajo është më e nuancuar se sa kaq. Mendoj se ndryshon bazuar në njerëz të ndryshëm, kontekste të ndryshme, mënyra të ndryshme të takimit me njëri-tjetrin. Pra, ka shumë ndryshime individuale tek njerëzit që janë në një lidhje, të cilat mund të ndikojë në kohën që u duhet për të rënë në dashuri me një person tjetër”-thotë profesor Saeideh Heshmati, një psikolog i zhvillimit pozitiv.

Ndëkohë, dr.Sandra Langeslag, neuroshkencëtare e sjelljes në Universitetin e Misurit, SHBA, thotë se megjithëse ne mund të masim nivele të ndryshme të dashurisë tek çiftet me kalimin e kohës, është e vështirë të përcaktohet kur nisin të formohen këto ndjenja.

“Me kalimin e kohës, ne mund të vëzhgojmë ndryshime në dashuri. Ne e dimë që dashuria zvogëlohet relativisht shpejt me kalimin e kohës. Megjithëse nuk kemi të dhëna shumë të forta, fakt është që “fluturat në stomakun” tuaj zhduken. Dhe kjo mund të zhvillohet në një lidhje. Ndërkohë ka edhe të dhëna që tregojnë se lidhja zvogëlohet gjatë dekadave, dhe midis çifteve të martuara”-shton ajo.

Gjithsesi, në mbretërinë e kafshëve, shkencëtarët kanë zbuluar se romanca formohet shpejt midis specieve të caktuara, Prairie voles, një lloj brejtësi që gjendet në Amerikën e Veriut, mund të formojë një “lidhje në çift” (e ngjashme me një marrëdhënie dashurore tek njerëzit) që zgjat një jetë.

Sipas neurobiologut të sjelljes, profesor Stiven Felps, kjo fillon me një sjellje intriguese, ku ata çiftohen pa pushim deri në 6 orë.

Kjo tregon se ashtu si njerëzit, Prairie voles nuk bëjnë seks vetëm për riprodhim.

Nga ana tjetër, a është e vërtetë dashuria me shikim të parë?

Përderisa kjo nuk është diçka që mund të matet me lehtësi, Langeslag thotë se është e mundur që dashuria në shikim të parë thjesht ekziston, vetëm sepse këtë e raportojnë njerëzit.

“Disa njerëz do të dashurohen ndoshta vetëm një herë gjatë jetës së tyre.

Disa njerëz bien në dashuri shumë herë, ka edhe të tjerë që bien në dashuri me dikë tjetër çdo javë”-shton ajo.

“Ka dallime të mëdha individuale, mbi kohën se sa shpejt dashurohen njerëzit, sa shpesh bien ata në dashuri, nëse bien apo nuk bien fare”– thotë ajo.

Në vitin 2014, studiuesit nga Universiteti i Çikagos në SHBA, u përpoqën ta testonin dashurinë me shikim të parë.

Ata u treguan pjesëmarrësve një sërë imazhesh, dhe gjurmuan lëvizjet e tyre të syve.

Ndërsa nuk mundën ta përcaktonin saktësisht fenomenin, shkencëtarët ishin në gjendje të bënin dallimin midis modeleve të syve të lidhura me epshin dhe dashurinë romantike.

Sipas Langeslag, dashuria me shikim të parë, nuk garanton zgjatjen e një lidhjeje romantike.

“Tërheqja i ndihmon njerëzit të lidhen dhe të riprodhohen, por është dashuria dhe lidhja emocionale, ajo që i ndihmon njerëzit të qëndrojnë bashkë, dhe në terma evolucionarë, të kujdesen më mirë për fëmijët e tyre- thotë ajo.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Info Tjera