Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/liiii7.jpg

Sfida më e re në rrjetet sociale



Miliona njerëz kanë postuar foto me mbishkrim:
#WomenSupportingWomen, #ChallengeAccepted apo #BlackAndWhiteChallenge, si një mënyrë për të mbështetur gratë.

Kjo nismë, pavarësisht qëllimit të mirë, po kritikohet nga ana tjetër për një arsye të vetme: Nuk supozohet të funksionojë kështu.

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë pse po e postojnë një foto bardhë e zi.

Thuhet se nisma ka për qëllim të mbështesë gratë, por natyrshëm lindin pyetjet: “T’i mbështesim për çfarë?” dhe “T’i mbështesim në ç’mënyrë?”.

Sipas gazetares së New York Times, Tariro Mzezewa, fushata ka nisur në Turqi për të sjellë në vëmendje fenomenin e vrasjeve të grave, që duket se është rritur ndjeshëm kohëve të fundit.

Në këtë mënyrë, nisma e humbet qëllimin e saj, për sa kohë postohet nga njerëz që nuk ia dinë qëllimin e vërtetë.

Është pak a shumë si të postuarit e hashtagut “Të gjithë njerëzit kanë rëndësi”, në kohën kur në qendër të vëmendjes në botë ishte ndryshimi i politikave mbrojtëse ndaj racizmit për komunitetin afro-amerikan.

Sigurisht që një foto bardhë e zi në Instagram nuk i bën keq askujt, sepse fundja Instagrami për të postuar foto shërben, por nëse duam t’i mbështesim vërtet gratë në Shqipëri, Turqi, Ballkan dhe kudo tjetër, mund të mos mjaftohemi me një foto të vetes rastësore (ose jo dhe aq) nga galeria e telefonit, por në vend të kësaj: mund të postohen foto të një vajze/gruaje që shërben si model frymëzimi, mund të publikohen donacione për gratë e dhunuara, mund të nisen fushata për të mbështetur shoqatat që merren me trajtimin post-traumatik të vajzave dhe grave viktima të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, mund të promovohen biznese që drejtohen nga vajza dhe gra etj.

Të fundit

Si ta kuptoni që keni rënë në dashuri, sipas shenjës së horoskopit

Dashi-Ju jeni plot me jetë dhe keni shumë energji. Jeni shumë të logjikshëm në çdo aspekt të jetës dhe një kokë e mirë për shpatullat tuaja. Si një lider i lindur, ju pëlqen të jeni n

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Koronavirusi ndryshon sjelljen seksuale te të rinjtë

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetës së njerëzve, si dhe mënyrën e jetesës së përditshme, shkaktuar një krizë ekonomike dhe i detyroi ata të jetojnë me situata stresuese

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Në çfarë moshe vetbesimi ynë arrin kulmin?

Gjatë adoleshencës të gjithë ndjejmë një pasiguri në vete e cial shpesh herë na shkakton ankth dhe frikë.  Teksa rritemi shohim që ndjesia e vetëbesimit rritet. Mirëpo, nga nëj studim i

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Info Tjera