Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/sleep20.jpg

10 këshilla efektive për tu ngritur herët në mëngjes



Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele.

Disa thonë se është e pamundur të zgjohesh herët dhe të jesh në humor të mirë.

Megjithëse shumë prej nesh e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk ka pse të jetë aq e vështirë.

Këto janë 10 këshilla efektive që do ju ndihmojnë të çoheni herët:

1- Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët
Para se të shtriheni për të fjetur, hidhini edhe një herë një sy listës së gjërave që do bëni nesër.

Ri-organizoni planet tuaja në mënyrë që detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi t’i përfundoni në mesditë.

Do të vëreni ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës sepse mëngjesi është koha e duhur për të qënë produktivë dhe të suksesshëm në punë.

2-Harroni që ekziston butoni “Snooze” për të shtyrë alarmin çdo 10 minuta
Po ju bie alarmi? Atëherë zgjohuni menjëherë. Pa justifikime.

Nëse e shtyni atë për 15 minuta më shumë dhe sakrifikoni kohën e mëngjesit nuk do ju ndihmojë.

Si rezultat do bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë më e vështirë për tu zgjuar

3-Një cikël me 4 orë gjumë nuk mjafton
Në mëngjes do të ndjeheni tmerrësisht keq. E garantuar.

Është e domosdoshme të shtriheni për të fjetur dhe të zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë.

Nuk duhet të flini më pak se 6-8 orë gjumë gjatë natës.

4-Nëse zgjoheni pak më herët, çohuni menjëherë nga krevati
Nëse e keni vënë alarmin në orën 6 të mëngjesit por i hapni sytë në 5:40 mos t’ju vijë keq për minutat e humbura.

Nuk ka kuptim të filni sërish.

Mendoni pozitivisht sepse keni 20 minuta më shumë kohë për veten tuaj.

5- Zgjohuni në të njëjtën kohë në ditët e javës dhe në fundjavë
Po, mund të duket si diçka e vështirë në fillim, por shumë shpejt truri dhe trupi juaj do mësohet me këtë gjë.

6-Kërceni
Provoni të kërceni e të hidheni nga krevati menjëherë sapo zgjoheni.

Disa kërcime do e ndihmonin trupin tuaj të fitonte më shumë energji.

7-Shtriquni
Mund t’i shtriqni muskujt teksa jeni ende në shtrat.

Shmangni lëvizjet e shpejta, bëni stretching ngadalë dhe me kujdes.

Bëjeni këtë për 5-10 minuta në mëngjes derisa të ndjeheni pozitivë dhe me energji.

8-Hapni dritaren
Ndonjëherë edhe pasi jeni çuar nga krevati, ende ndjeheni sikur mendja juaj është ende në gjumë.

Hapni dritaren ose akoma edhe më mirë, dilni në ballkon kur moti është i mirë.

Merrni frymë thellë dhe do të shihni gjithçka shumë qartë.

9-Pini një gotë me ujë
Mënyra më e mirë për të përgatitur porcionin kundër-gjumë është të shtoni pak limon dhe një lugë çaji me mjalt në ujin tuaj.

Pijeni këtë kokteil në mëngjes dhe do të pushtoni botën.

10-Hani një mëngjes të mirë
Shmangni ushqimet dhe pijet me nivel të lartë sheqeri sepse provokojnë një efekt me “stomak të rëndë” dhe të bëjë që të ndjeheni të përgjumur.

Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera