Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/sallate.jpg

10 vitaminat që duhet të marrë çdo femër për një shëndet të mirë



Për të qenë sa më të shëndetshëm dhe sa më energjikë të gjithë kemi nevojë të marrim vitaminat e duhura nga ushqimet e duhura.

Kryesisht femrat janë ato që duhet të bëjnë kujdes me ushqyerjen, ndaj sugjerohet që të marrin me patjetër këto vitamina dhe të shmangin disa probleme me shëndetin:

1.Vitamina C – Vitamina C jep përfitime të ndryshme shëndetësore dhe rrit imunitetin.

Përshpejton proceset shëruese, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në rritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare.

Ushqimet që e përmbajnë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, greipfruti, specat, luleshtrydhet.

2.Vitamina B7 – Vitamina B7 ose biotini është e nevojshme për të rritur qelizat dhe sintezën e acideve yndyrore.

Ndihmon në shëndetin e mirë të gjëndrave, flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Rregullon kolesterolin dhe është esenciale për rritjen e kockave.

Ata që vuajnë nga mungesa e theksuar vuajnë depresioni, anemia, të skuqurat, thonjtë e brishtë, funksionim jo normal i zemrës dhe letargji.

Burimi më i mirë janë karotat, thjerrëzat, djathi, arrat, e verdha e vezëve, peshku, specat, patatet e ëmbla, tërshëra, bajamet, bananet, kungulli, frutat e verdhë, orizi kaf, perimet me gjethe jeshile, qumështi dhe kosi.

3.Vitamina E – Kjo vitaminë ka aftësinë anti-moshë çka parandalon dëmtimin e qelizave dhe ndryshimet në trup që lidhen me moshën.

Gjithashtu parandalon disa lloje kanceri, humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe kataraktet.

Gjendet tek gjalpi i kikirikut, vaji i misrit, spinaqi, arrat, bajamet dhe te farat e lulediellit.

4.Vitamina A – Kjo vitaminë vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve, indeve të buta dhe membranave mykotike.

Janë të pasura me të ushqime si qumështi, papaja, kale, pjepri, specat e kuq dhe drithërat e fortifikuar.

5.Vitamina B6 – Vitamina B6 është vitale për sistemin imunitar.

E stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin.

Gjithashtu trajton dhe problemet me përzierjet dhe të vjellat e shtatzënisë.

Ushqimet e pasura me të janë farat, peshku, bananet, mishi, drithërat e fortifikuar, avokado, fasulet, drithërat, frutat e thatë.

6.Vitamina K – Forcon kockat dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mund të merret nëpërmjet vajit të peshkut, ushqime me drithëra, vaji i sojës dhe perimet me fletë jeshile.

7.Vitamina B9 – Vitamina B9 ose acidi folik është shumë i rëndësishëm në rastet e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, depresionit, kancerit dhe humbjeve të kujtesës.

Mund ta konsumoni nëpërmjet pjeprit, vezëve, fasuleve, luleshtrydheve, perimeve me fletë jeshile të errët, lëngut të portokallit, shpargujve, drithërave, bishtajoreve.

8.Vitamina B2 – Vitamina B2 njihet si riboflavinë dhe është esenciale për metabolizmin, shëndetin e mirë dhe rritjen normale.

Mungesa shkakton sistem të ulët imunitar, ndikon metabolizmin dhe funksionet nervore.

Të pasura me vitaminë B2 janë qumështi, kërpudhat, bajamet, vezët, arrat, drithërat, të brendshmet, djathi, kosi, perimet me gjethe dhe soja.

9.Vitamina B12 – Kjo vitaminë është vitale për ndarjen e qelizave.

Metabolizmin dhe sintezën e proteinave dhe të ndihmon kundër anemisë, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të zemrës.

Gjendet tek vezët, qumështi, djathi, peshku, kosi dhe cerealet e fortifikuar.

10.Vitamina D – Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit, vital për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit.

Ekspozimi në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme ditore

Të fundit

Zbulohet antitrupi që neutralizon koronavirusin

Shkencëtarët në Fakultetin për Mjekësi të Universitetit të Pittsburghut kanë thënë se kanë arritur sukses, lidhur me trajtimin dhe parandalimin e mundshëm të koronavirusit. Hulumtuesit pr

7 kurat natyrale që ju ndihmojnë të tejkaloni dhimbjen e kokës

Dhimbja e kokës është një problem që prek shumë njerëz dhe shpesh është pasojë e një jetese stresuese dhe të çrregullt. Deri më tani, askush nuk i ka sqaruar plotësisht shkaqet themelor

Përmbajtja e emocioneve

Aristoteli për drejtimin e emocioneve ka thënë dikur: “Të zemërohesh me personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur në mënyrë të duhur”. Vetëkontroll

Sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që nj

Medikamenti që po ndihmon të sëmurët nga Covid

Një kompani farmaceutike tha të premten se një ilaç e që shet për të ulur inflamacionin, ka ndihmuar në parandalimin e nevojës për makineri të frymëmarrjes tek pacientët e shtruar në spi

Fëmijët nën 5 vjeç mund të prekën më lehtë nga koronavirusi se sa të rriturit

Sipas një studimi, fëmijët nën 5-vjeç mund të prekën më lehtë nga koronavirusi se sa të rriturit. Kjo prekje mund të shkojë nga 10 deri 100 herë më shumë tek foshnjat. Shkalla në të c

Info Tjera