Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/vitamin-c-1.jpg

4 vitaminat që ulin efektet e koronavirusit



Një studim i ri tregon se nivelet e ulta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19.

Studime të mëparshme sugjerojnë se 9 nga 10 vdekjet nga virusi mund të ishin parandaluar nëse njerëzit kishin nivele adekuate të vitaminës D.

Gjatë dimrit, nivelet e kësaj vitamine zvogëlohen sepse njerëzit janë më pak të ekspozuar ndaj diellit.

Njerëzve iu duhet të ekspozohen të paktën 20 minuta në ditë ndaj rrezeve të diellit për të marrë sasinë e përshtatshme, prandaj shpesh nevojitet një suplement për të arritur një nivel të shëndetshëm.

Në fakt, personeli shëndetësor po e përdorin vitamina si një trajtim për Covid-19 dhe jo vetëm për parandalim, shkruan abcnews.al.

Mjeku Peter Osborne tha për FOX 26 se vitamina D është një nga mënyrat më të thjeshta dhe të përballueshme për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm.

Ai gjithashtu theksoi se për të forcuar sistemin imunitar është e nevojshme të përdoren katër shtresa të ndryshme – vitamina D, C, zink dhe Quercetin, një bioflavonoid natyral që hap qelizat në trup në mënyrë që zinku të futet brenda.

Osborne sugjeroi disa burime dietike të vitaminës D si vaji i mëlçisë së merlucit, peshqit me yndyrë dhe kërpudhat, që mund t’i ndihmojnë njerëzit të arrijnë dozën e rekomanduar ditore.

“Unë rekomandoj një terapi me vitaminën D. 1.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D për kile.

Pra, nëse jeni 100 kile, do të merrnit 100,000 njësi ndërkombëtare të vitaminës D për tre ditë.

Pas kësaj, nuk keni pse të vazhdoni të merrni doza më të larta, por tre ditë me dozë të lartë të vitaminës D do të ngrenë nivelet tuaja të vitaminës D në nivele të përshtatshme“, shpjegoi Osborne.

Të fundit

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Info Tjera