Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/ushqime.jpg

5 ushqime që duhet ti konsumoni gjatë vjeshtës



Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës, të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet më të fortë.

Kungulli – Jo më kot e cilësojnë si mbretin e vjeshtës.  

Kungulli përzgjidhet me kujdes për përgatitjen e gatimeve të ndryshme, byrekut të famshëm të trojeve tona, supave apo ëmbëlsirave.

Një tjetër metodë për të shijuar kungullin është pjekja në furrë.

Atë mund ta shoqëroni me kajmak të qumështit të dhisë dhe arra.

Vjeshta është stina ideale për të shijuar vlerat fantastike të kungullit.

Kërpudhat – Kërpudhat janë një burim i mirë i vitaminës B, që na ndihmon të marrim energji duke shpërbërë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet.

Ato kanë shumë shije e vlera dhe pak kalori.

Kërpudhat kanë në përmbajtjen e tyre selenium, zink dhe kalium.

Të tri këto minerale janë antioksidantë të fuqishëm, të cilat i bëjnë mirë zemrës dhe e mbrojnë atë nga një sërë sëmundjesh.

Lulelakra – Lulelakra përmban antioksidantë, të cilët janë thelbësorë për sistemin imunitar.

Lulelakra është e pasur me vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, Omega-3 dhe vitaminë K.

Lulelakra njihet si një perime super e shëndetshme sepse është një burim sulforafani, një substancë që sulmon qelizat e dëmshme dhe ngadalëson rritjen e qelizave tumorale.

Lulelakra është një burim i mirë fibre që përmirëson tretjen.

Një racion me lulelakër përmban 3.35 g fibër dietike, e cila pastron sistemin tretës nga substancat e dëmshme dhe ndihmon kundër mbipeshës.

Molla – Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla.

Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë, që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.

Studimet kanë treguar, që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.

Ngrënia e rregullt e mollës besohet se ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 sepse ajo përmban fibër dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Ngrënia e dy mollëve në ditë për të paktën 8 javë  i bën mirë zemrës sepse ul nivelin e kolesterolit në gjak me deri në 4 përqind.

Dardha – Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E, përmban bakër dhe kalium, si dhe antioksidantë.  

Sipas kërkimeve, konsumi i dardhës ul sasinë e sheqerit në gjak si dhe ndihmon ne mirëmbajtjen e peshës trupore.

Të fundit

Humbni kilogram duke konsumuar dardha

Dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fi

10 sëmundje që i shëron arra

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyros

Ngrënia e pemëve dhe perimeve gjithsesi është e shëndetshme, mirëpo në kohë të caktuar të ditës!

Disa artikuj ushqimorë duhet shmangur në mëngjes, para së gjithash, pemët dhe perimet e freskëta, të cilat janë vështirë të tretshme në fillim të ditës, por as jogurti nuk arrin “t’i

Si do të jetë jeta pas shërimit nga Covid-19?

Shërimi nga koronavirusi është një sfidë komplekse, por edhe muajt pas trajtimit në spital janë të rëndë për trupin, psikikën dhe financat. Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që k

Mësoni arsyet kryesore që ju shkaktojnë rënien e flokëve

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. MedikamentetShumë medikamente si

Bill Gates i sigurt për suksesin e vaksinave anti-COVID

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat COVID-19 do të funksionojnë dhe atë mirë, tha ai në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN. Tashmë, va

Info Tjera