Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/grip.jpg

5 ushqime që duhet t’i shmangni dhe 5 që duhet t’i hani kur jeni sëmurë me ftohje



Rrjedhje hundësh, dhimbje fyti dhe teshtima pa ndërprerje.

Këto simptoma tregojnë se ju mund të jeni ftohur.

Që gjendja juaj të mos përkeqësohet, ne do ju sugjerojmë 5 ushqime që nuk duhet t’i hani, kur jeni sëmurë me ftohje, dhe 5 të tjera që duhet.

Ushqimet që duhen shmangur

1. Luleshtrydhet
Ju ndoshta mendoni se ky superushqim duhet të jetë zgjedhja e parë kur jeni ftohur, por në fakt është krejt e kundërta.

Luleshtrydhet janë çlirues të lartë të histaminës që mund të jenë një makth i mbingarkesës, duke sjellë shqetësime të pakëndshme në hundën dhe sinuse.

2. Ëmbëlsirat
Gjërat e ëmbla me shumë sheqer, janë gjëja e fundit që ju nevojitet kur jeni i sëmurë.

Ngrënia e sheqerit mund të shtypë përkohësisht sistemin tuaj imunitar dhe aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të luftuar mikrobet që ju bëjnë të sëmureni.

Për shkak të kësaj, duhet të përpiqeni të mbani nën kontroll dëshirat tuaja të sheqerit nëse nuk doni t’i përkeqësoni simptomat tuaja.

3. Ushqime të përpunuara
Jo të gjitha ushqimet e përpunuara janë të pashëndetshme ose një zgjedhje e keqe, por disa prej tyre mund të përmbajnë nivele të larta kripe, sheqeri dhe yndyre.

Dhe këta përbërës mund të vonojnë procesin e shërimit tuaj.

4. Turshitë
Turshitë shijojnë shumë, por përpiquni t’i shmangni kur jeni sëmurë.

Turshitë përmbajnë uthull ose kripë, të cilat janë përbërës që mund të rrisin inflamacionin e dhimbjes së fytit.

5. Ushqime krokante
Nëse keni kollë ose dhimbje fytit, duke ngrënë ushqime krokante mund të ndjehen si letër zmerile në fytin tuaj.

Këto ushqime mund të irritojnë keq fytin, duke bërë që vuajtja juaj të zgjasë më gjatë.

Ushqimet që duhet t’i hani

1. Supë pule
Një tas me supë pule është një domosdoshmëri kur jeni ftohur dhe jo vetëm sepse mamaja ose gjyshja juaj e thotë këtë.

Supa ju mban të hidratuar, është ushqyese dhe qetësuese.

Studimet tregojnë që ka një efekt anti-inflamator që mund të ndihmojë në simptomat e ftohjes.

2. Speca djegës
Specat djegës kanë diçka të quajtur kapsaicinë, një përbërës që mund të lehtësojë simptomat tuaja.

Kjo funksionon si dekongjestant dhe ekspektorant, që do të thotë se mund të prishë mukusin dhe të lehtësojë kollitjen dhe hundën e zënë.

3. Xhenxhefili
Një filxhan i nxehtë me çaj xhenxhefili mund të jetë shoku juaj më i mirë kur jeni ftohur.

Kjo rrënjë e fuqishme ka efekte analgjezike dhe anti-inflamatore që ndihmojnë për të luftuar virusin.

Xhenxhefili pastron rrugët e frymëmarrjes, largon kollitjen dhe qetëson fytin.

4. Kërpudha
Jo vetëm që janë të shijshme, por kërpudhat kanë veti të mëdha shëndetësore.

Ata janë nxitës të imunitetit dhe një burim i pasur i selenit, magnezit dhe zinkut.

Karakteristikat e tyre të forta antivirale i bëjnë një ushqim fantastik për luftimin e të ftohtit.

5. Boronica e kuqe
Këto xhevahire me ngjyrë të kuqe rubini janë të mbushura me vitaminë C dhe një antioksidant të quajtur quercetin që mund të forcojë sistemin tuaj imunitar.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera