Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/hearthealth-compressor.jpg

5 ushqimet që mbrojnë zemrën



Sëmundjet e zemrës vrasin më shumë se 325000 meshkuj në vit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Më shumë meshkuj vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa nga të gjitha llojet e kancerit së bashku, prandaj ato janë vrasësit nr. 1 të meshkujve.

Për fat të mirë ju mund ta ulni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe mund ta nisni që nga ndjekja e një diete të shëndetshme për zemrën.

Këto janë 5 ushqimet më të mira që mbrojnë zemrën.

Boronicat
Inflamacioni tek muret e arterieve mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër, thotë kardiologu Adam Skolnick.

Për të shmangur një gjë të tillë, duhet të konsumoni të paktën një kupë me boronica në ditë.

Boronicat janë të pasura me antioksidues që luftojnë inflamacionin. Nëse nuk mund të gjeni boronica të freskëta, mund të përdorni edhe të thata ose të ngrira.

I konsumoni së bashku me kosin ose drithërat e mëngjesit.

Frutat e thata
Bajamet, arrat dhe lajthitë janë të gjitha të mira për zemrën.

Njerëzit që hanë një grusht fruta të thata 5 ose më shumë herë në javë janë 29% më pak të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës se ata që e shmangin konsumimin e frutave të thata.

Frutat e thata përmbajnë yndyra të shëndetshme për zemrën, proteina dhe fibra.

Peshku i yndyrshëm
Salmoni, sardenja, peshku tuna të gjithë janë të pasur me acide yndyrore omega 3, që përmirësojnë kapacitetin kardiak gjatë stërvitjes.

Dy herë në javë hani një racion me peshk të yndyrshëm (të jetë në madhësinë e një smartphone).

Për drekë, zëvendësojeni sallatën me pulë me salmon ose peshk tuna të konservuar.

Bishtajoret
Fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat shpërbëjnë acidet në bile të formuara nga kolesteroli dhe i nxjerrin ato jashtë trupit.

Merrni rreth 5-10 gramë fibra çdo ditë: një kupë me bishtajore siguron 2-6 gramë. (Ja si të përgatisni supë orizi me fasule).

Panxhari
Panxhari është i pasur me nitrate, që trupi i konverton në okside nitrike, një përbërës që relakson dhe zgjeron enët e gjakut, duke mundësuar kalimin e lëndëve ushqyese dhe gjakut të pasur me oksigjen në organizëm. Kjo do të thotë se sa më i mirë të jetë qarkullimi i gjakut, aq më i rregullt është tensioni.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera