Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/frigorifer.jpg

5 ushqimet që nuk duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj



Përgatitja e vakteve të shëndetshme është në varësi të ushqimeve që keni në kuzhinë.

Për pasojë, nëse dëshironi të gatuani shëndetshëm, sigurohuni që ushqimet e duhura t’i keni në shtëpi ose në frigorifer.

Në këtë artikull do të mësoni pesë ushqimet bazë të cilat nuk duhet të mungojnë kurrë në frigoriferin tuaj.

Vezët
Vezët janë praktikisht ushqimi perfekt.

Ato janë të pasura me ushqyes të shëndetshëm, kanë pak kalori dhe përmbajnë proteinë të një cilësie të lartë.

Nëse nuk e teproni me to, vezët janë një burim ideal proteine për mëngjes.

Megjithatë, vezët mund të përfshihen edhe në sallata që mund të hahen në drekë ose në mbrëmje.

Nëse vuani nga zemra, atëherë përpiquni të konsumoni jo më shumë se dy deri në katër të verdha vezësh në javë.

Njerëzit e shëndetshëm duhet të konsumojnë një vezë në ditë.

Perimet e freskëta
Brokoli, specat, karrotat apo shpargu janë disa prej perimeve më të shëndetshme të cilat nuk duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj.

Barishtet janë gjithashtu të rekomanduara në shportën ditore.

Ato janë të pasura me vitaminat A, B2, B6, C, E dhe K. Barishtet përmbajnë gjithashtu kalçium, bakër, fibër, magnez, kalium dhe zink.

Në përgatitjen e sallatave të shëndetshme, ekspertët rekomandojnë shmangien e salcave shtesë që përmbajnë shumë kalori.

Këshillohet që sallatës t’i shtoni vetëm rekomandon vaj ulliri dhe uthull molle.

Frutat e pyllit
Këto fruta përmbajnë pak sheqer, por shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Frutat e pyllit mund t’i mbani në frigorifer dhe t’i konsumoni sa herë që hani drithëra, kos apo lëngje frutash dhe perimesh.

Kosi pa yndyrë
Kosi, kryesisht ai i bërë në shtëpi, është një burim i pasur probiotikësh dhe proteine.

Kosin zakonisht mund ta konsumoni me fruta dhe kanellë e të hani kështu një vakt të shëndetshëm.

Kosi shërben si bazë për përgatitjen e disa llojeve të salcave.

Ai zëvendëson majonezën në sallatën me vezë dhe shkon shumë mirë me tërshërën.

Burime të tjera proteine
Gjoksi i pulës, mishi i gjelit, fasulet, e të tjerë janë burime të shkëlqyera të proteinës.

Fasulet mund t’i zieni e t’i mbani në frigorifer për t’ia shtuar gatimeve të ndryshme.

Me to mund të përgatisni një vakt të shpejtë por shumë të shëndetshëm që do t’ju mbajë të ngopur për shumë gjatë.

Të fundit

Zgjidhja ideale për ta zëvendësuar kafenë

Pa një filxhan kafe në ditë nuk bëjmë dot, dhe dita-ditës po shtohen pretendimet se kafeja nxit ankthin dhe stresin tek disa njerëz. Ekspertët kanë përpiluar një listë me produktet që kan

Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift

Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19

Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19. Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me

Studimi që zbulon se si përhapet Koronavirusi

Shumica e njerëzve që rezultojnë pozitivë për shtunë tamponë nuk infektojnë askënd. Duket e bujshme, por është rezultat i studimit të botuar nga revista “Science”. Hulumtimi i kryer n

Kompania farmaceutike do të shesë teste 12-minutëshe për COVID-19

Kompania britanike farmaceutike Boots ka bërë të ditur se planifikon që gjatë javëve të ardhshme në lokalet e saj të ofrojnë test 12-minutësh për koronavirusin e ri (COVID-19). Tampon test

Info Tjera