Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/u1-14.jpg

6 arsye pse duhet t’i kontrolloni nishanet edhe gjatë stinës së dimrit



Dëmtimi i nishaneve ndodh në mënyrë graduale dhe nuk ndodh gjithmonë menjëherë pas ekspozimit në diell. Kështu që gjatë dimrit ndryshimet që nishanet mund të pësojnë, rrezikojnë të kalojnë pa u vërejtur, sepse të gjithë jemi të mbështjellë nga shtresa të shumta veshjesh dhe harrojmë t’i kontrollojmë.

A duhet të vendosni krem mbrojtës gjatë gjithë vitit?

Është thelbësore të mbrojmë lëkurën duke përdorur kremin diellit me faktor të lartë,gjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave, rrezatimi UV shkakton prishjen e kolagjenit,i cili i jep lëkurës fortësi dhe elasticitet.

A rrezikoheni nga kanceri me kalimin e viteve?

Me kalimin e moshës ju jeni më të rrezikuar të prekeni nga kanceri i lëkurës. Sidoqoftë, melanoma është një nga kanceret më të zakonshëm edhe tek të rinjtë, sepse rrezet UV janë të rrezikshme për lëkurën,pa marrë parasysh sa vjeç jeni.

A janë të rrezikshëm nishanet?

Shumica dërrmuese e nishaneve janë beninje (të padëmshme), por herë pas here ato mund të shndërrohen në një melanomë të kancerit të lëkurës. Çdo nishan që po ndryshon formë ose vazhdon të rritet duhet të kontrollohet, qoftë i ri apo ekzistues.

Sa efektiv është kontrolli i nishanëve nëpërmjet një fotografie?

Ndryshe nga specialistët e fushave të tjera,dermatologët janë të aftë të analizojnë një nishan edhe nëpermjet një fotografie. Gjithsesi në raste të veçanta analizimi me anë të mikroskopit është më i saktë.

Si mund të kontrolloni nishnet në shtëpi.

Kur bëni një kontroll është e rëndësishme të dalloni :

Asimetria: Të dy gjysmat zakonisht duhet të duken të njëjta.

Kufiri: Kini kujdes për kufij të parregullt ose të paqartë.

Ngjyra: Kini kujdes për çdo ndryshim në ngjyrë, veçanërisht ngjyrat zezë ose blu.

Diametri: Melanoma zakonisht ka diametër më shumë se 6 mm. Sidoqoftë, gjithçka në rritje duhet të rishikohet pasi melanomat mund të fillojnë dhe kur nishanët duken të vegjël.

Në zhvillim: Monitoroni çdo ndryshim në madhësi,ngjyrë,kore,kruarje ose gjakderdhje.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera