Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Herbalife-healthy-diet_1.jpg

6 miqtë që nuk duhet t’i mungojnë tryezës tuaj



Gjithkush ka nevojë të konsumojë në jetën e tij të përditshme ushqime të shëndetshme.

Shëndeti ynë i mire varet nga konsumimi i ushqimeve të shumëllojshme që përmbajnë sasinë e duhur të karbohidrateve (sheqernave), proteinave, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe ujit.

Sasitë e këtyre përcaktohen në raport me peshën e trupit, moshën dhe aktivitetin fizik.

Për të rriturit marrja e sasisë së duhur të kalorive ndihmon për të pasur një peshë normale.

Fëmijët dhe adoleshentët kanë të domosdoshme të marrin kaloritë e mjaftueshme në mënyrë që të zhvillohet natyrshëm e pa probleme procesi i rritjes.

Është mjaft e rëndësishme të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme dhe të kemi një aktivitet fizik sistematikisht.

Këto janë vlerat e disa frutave dhe perimeve që përdorim më shpesh në jetën tonë të përditshme

KARROTA: Vlera e karotave konsiston në një numër të madh përbërësish esencialë që ndihmojnë në rritjen dhe ushqyerjen e trupit tonë.

Ajo është e pasur në beta-karotenin, i cili konvertohet në organizëm në vitaminën A.

Ajo përmban gjithashtu vitaminë C, B, E dhe K.

Është e pasur në kripëra minerale si magnez dhe kalium.

Ka gjithashtu hekur, bakër, zink, kalcium, selenium, proteina, karbohidrate dhe biotinë. Çdo 100 gram karrota ka 0.6 gr proteina, 7.6 gr karbohidrate, 30 mg kalcium, 0.3 gr yndyra dhe 0.6 mg hekur.

Beta-karoteni është një antioksidant i fuqishëm që konvertohet në vitaminë A, e cila është shumë e shëndetshme për sytë.

Defiçiti në vitaminë

A jep një dobësim të shikimit.

Një gotë me lëng të freskët karrotash në ditë jep efekte shumë të mira kundër lodhjes dhe stresit.

DOMATJA: Një gotë lëng domatesh jo vetëm që ka një shije shumë të këndshme, por është dhe një ushqim i klasit të parë dhe një bar i sigurt.

Ndonëse gabimisht futet në ushqimet acide, ajo është e pasur me substance alkaline, të cilat kalojnë të gjitha në lëng gjatë shtrydhjes.

Prandaj ky lëng është antiacid, ai pengon proceset e kalbëzimit.

Lëngu i saj përmban vitamina A, B dhe C, ul nivelin e uresë në gjak, ul viskozitetin e gjakut, rrit elasticitetin e enëve të gjakut dhe ushtron një veprim rigjenerues e ripërtëritës.

LAKRA: Ndihmon në ripërtëritjen e gjakut dhe të qelizave.

Edhe njerëzit që vuajnë nga zorrët dhe nuk e durojnë dot lakrën e zier, në lëngun e saj do të gjejnë një element mjaft të vlefshëm.

Zierja, ndër të tjera, shkatërron një faktor mbrojtës të mukozave të tretjes, që gjendet te lakra dhe që është quajtur vitamina U.

Lakra është shumë e pasur me klorofil.

Fletët e gjelbra janë më të rëndësishme dhe ndihmojnë në formimin e hemoglobinës së rruazave të kuqe të gjakut.

Veç kësaj lakra përmban sasi të mëdha kalciumi, squfuri, jodi, arseniku, magnez, kalium, vitamina A, B, C etj.

Lëngu i lakrës ndihmon në nxjerrjen e urinës në sajë të një substance që vepron mbi përshkueshmërinë e enëve të gjakut.

MOLLA: Vlerat e saj ushqimore janë të padiskutueshme.

Ajo përmban një numër të madh kripërash minerale, vitamina e mikroelementë.

Lëngu i mollës shërben si dezinfektues i zorrëve dhe tonizues i stomakut, në të njëjtën kohë është një burim energjie për organizmin.

Me lëngun e freskët të mollëve ne marrim kalcium, kalium, oksid hekuri, magnez, klor e shumë përbërës të tjerë.

LIMONI: Në ditët e sotme kur sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut kanë arritur shpeshtësinë më të madhe, lëngu i limonit është mjaft efikas.

Ai është një substance pastruese e shkëlqyer, ai ul viskozitetin (trashësinë) e gjakut, e pastron atë si edhe forcon enët e gjakut dhe u jep atyre elasticitet.

Për këtë arsye lëngu i limonit mund të hidhet mjaft mire në përzierje apo lëngje të tjera (lëng molle, karrote, etj).

Mushmolla: Është në të njëjtën kohë burim energjie dhe rregullatore e funksionit të zorrëve.

Duke qenë e pasur në kripëra alkaline e në vitaminë B, ajo kontribuon në ushqyerjen e indeve dhe në rregullimin e ekuilibrit nervor.

Të fundit

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut

Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mu

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Info Tjera