Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/gjidhenia.jpg

A duhet të japin gji nënat me Covid-19



Gratë shtatzëna dhe me fëmijë të vegjël janë përfolur shpesh në këtë periudhë të pandemisë prej koronavirusit.

Lidhur me dilemat që ekzistojnë, mjekët japin përgjigje nëse një nënë e infektuar mund ta ushqejqë fëmijën me gji.

“Po! Përfitimet e shumta nga kontakti fizik dhe fillimi i hershëm i ushqyerjes me gji i tejkalojnë ndjeshëm rreziqet e mundshme të transmetimit të sëmundjes së lidhur me Covid-19. Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave duke i mbrojtur ato nga disa sëmundje”.

Më tej për gratë me COVID-19 të cilat kanë fëmijën në gji këshillohet që:

-Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli;

-Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben;

-Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjienike njëpërdorimshe;

-Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

-Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj një grua me COVID-19 duhet të mbështetet për ushqyerjen e sigurt me gji; Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën dhe mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë.

Të fundit

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Britania zhvillon aplikacionin për gjurmimin e kontakteve

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zhvilluar një aplikacion për gjurmimin e kontakteve, i cili do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit. “Ne jemi shumë afër arritjes së

Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë “rrit rrezikun e vdekjes tek të rinjtë”

Qëndrimi ulur për më shumë se 7 orë e gjysmë në ditë rrit rrezikun e vdekjes në moshë të re. Qëndrimi në karrige gjatë ditës së punës dhe në divan në mbrëmje lidhet me një mori pr

Kur duhet pirë vaji i peshkut dhe vitaminat e tjera

Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta. Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e sakta të përdorimit të vajit të peshkut dhe suplemen

A po merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale

Secili prej nesh ka nevojë për dhjetëra vitamina dhe minerale, për të arritur shëndetin optimal. Por, si mund të mësoni nëse po konsumoni mjaftueshëm? Marrja e vitaminave dhe mineraleve mund

Maskat plastike, pothuajse joefektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Maskat plastike janë pothuajse plotësisht joefektivë në mbajtjen e aerosoleve të frymëmarrjes, thonë shkencëtarët japonezë, të cilët dyshojnë në efektivitetin e tyre në parandalimin e p

Info Tjera